Microsoft thotë se hakerat e lidhur me Kinën kanë qasje në emailet e qeverive të vendeve perëndimore

INA
INA

13 Korrik, 2023

Hakerët e lidhur me Kinën kanë hyrë në llogaritë e postave elektronike të agjencive dhe organizatave qeveritare perëndimore në një fushatë spiunazhi kibernetik, njoftoi Microsoft.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, dukej se konfirmoi akuzat të mërkurën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin zbuluar ndërhyrjet në llogaritë e qeverisë federale “mjaft shpejt” dhe se po hetojnë rastin.

Por, Kina i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur SHBA-në “perandorinë më të madhe të hakerëve në botë dhe hajdutin kibernetik global”.

Microsoft kishte thënë herët të mërkurën se grupi i hakerëve, i quajtur Storm-0558, falsifikoi argumentet e vërtetimit dixhital për të hyrë në llogaritë e postës së internetit që funksionojnë në shërbimin e tij Outlook. Aktiviteti filloi në muajin maj, raporton aljazeera.

“Ashtu si me çdo aktivitet të vëzhguar të aktorit të shtetit-komb, Microsoft ka kontaktuar të gjitha organizatat e synuara ose të komprometuara drejtpërdrejt dhe u ka ofruar atyre informacione të rëndësishme për t’i ndihmuar të hetojnë dhe të përgjigjen”, deklaroi kompania.

Microsoft nuk specifikoi se cilat organizata apo qeveri ishin prekur, por tha se grupi i hakerave i përfshirë kryesisht synon entitete në Evropën Perëndimore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

eklips diellor

Eklipsi diellor do të ndodh së shpejti, ja çfarë duhet të dini

Netflix

Netflix i jep fund epokës së marrjes së DVD-ve me qira

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

microsof

Microsoft bën paralajmërimin e fundit për Windows 7 dhe 8

pitagora

“Teorema e Pitagorës” gjendet në një pllakë balte 1000 vjet më e vjetër se Pitagora

roboti-780x470

Japonia ka prodhuar një robot 4.5 metra të lartë, që kushton 3 milionë dollarë

kush-udheheq-garen-per-zhvillimin-e-teknologjise-5g_5c9fcc93eb048

Rrezatimi elektromagnetik, çfarë është dhe sa të kujdesshëm duhet të jemi?

apple-iphone-15-pro-3

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

INFO

NA NDIQ