Microsofti prezanton tastin e inteligjencës artificiale

INA
INA

04/01/2024

Gjiganti teknologjik, Microsofti, ka prezantuar ndryshimin më të madh në tastierat e veta në tri dekada. Kompania ka prezantuar tastin e inteligjencës artificiale (AI).

Tasti do t’ua mundësojë përdoruesve t’i qasen “Copilot” – robotin e mençur të Microsoftit, në kompjuterët e rinj me Windows 11.

Microsofti është investitor i rëndësishëm në “OpenAI”, që mundëson aftësitë e “Copilotit”.

Kompania ka integruar inteligjencën artificiale edhe në produkte të tjera të veta, si “Microsoft 365” dhe “Bing”.

Rivali “Apple” ka prezantuar butonin “Siri” ose opsionin për të në Macbookë qe disa vite.

“Copiloti” u ndihmon përdoruesve me funksionet si kërkime, të shkruajnë emaile e krijim të fotografive.

Në një blog duke prezantuar ndryshimet, zëvendëspresidenti i Microsoftit, Yusuf Mehdi, ka thënë se ky është “moment transformues” dhe e ka krahasuar me tastin e “Windowsit” të shtuar para gati 30 vjetësh.

Sipas tij, ndryshimi do të sjellë “thjeshtësi” e “lehtësi” për përdoruesit. Tastierat, me opsionin e ri, pritet të jenë të gatshme nga muaji shkurt.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

michael tasellari

Njihuni me shqiptarin që punon në kompaninë e Elon Musk (VIDEO)

eva-elektrike

Çmimet e makinave elektrike në Evropë do të bien për shkak të konkurrencës kinez

whatsapp-me-dy-funksione-qe-do-te-luftojne-lajmet-e-rreme_5c8fd06599e38

Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në transmetimin e muzikës

openAI

Ç’është Sora, programi i ri i inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti?

tik tok

Siguria e fëmijëve, BE nis një hetim zyrtar ndaj TikTok-ut

Facebook-WhatsApp-Instagram-750x430-1

Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje

openAI

OpenAI tronditi botën me videot e krijuara nga fjalët

google maps

A e dini se Google Maps ka një opsion që ju lejon të “udhëtoni në kohë”?

hackers_security_password-100004008-gallery-1

Hakerat publikojnë dokumente të brendshme të kompanisë ONE Albania

INFO

NA NDIQ