Miftari: Premtime boshe rreth autostradës Bllacë-Shkup, shënohet viktima e 4 në autostradën e papërfunduar Shkup – Bllacë!

Picture of INA
INA

23/11/2023

Papërgjegjësia e politikanëve dhe përgjegjësve të institucioneve përkatëse ndikon që edhe në ditë festash qytetarët të qajnë për humbjen e familjarëve të tyre.

Dje, 22 Nëntori ditë feste për të gjithë shqiptarët anekënd u shndërruar në “ditë zie” për familjen nga Shkupi, të cilët humbën një anëtare që ishte nënë, grua, motër e kësaj familje. Drejtorët e as politikanët nuk japin jetë, por papërgjegjësia në kryerjen e punëve të tyre në kohë po ndikon që të humbin shumë jetë njerëzish. Ejup Rustemi drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” është bërë tashmë sinonim i dështimit. Në çdo paraqitje të tij jep premtime boshe, e kur vjen koha gjen arsyetime edhe më boshe për të justifikuar papërgjegjësinë e tij. Por, kjo është e pafalshme kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ky vend nuk ka njerëz për të humbur nëpër rrugë të papërfunduara që duhet të ishin përfunduar në kohë. Më e pakta që mund të bëjë, Ejup Rustemi, edhe pas kësaj viktime në këtë rrugë normale që u shndërrua në “rrugë e vdekjes” është të jap dorëheqje të menjëhershme, si akt moral. E këtë do ta bëjë e duhet ta bëjë vetëm nëse i ka ngelë pikë morali, në të kundërtën duhet të shkarkohet e të hiqet menjëherë. Kujtojmë që, gjatë verës në po të njëjtën rrugën humbën jetën edhe tre familjarë nga Kosova, shkruan Zhurnal.

Mos përfundimi autostradës Shkup – Bllacë merr edhe një viktimë, a e bënë gjumin rahat Ejup Rustemi?

Ka ndërruar jetë gruaja nga Shkupi që ishte në mesin e 6 të lënduarve rëndë në aksidentin e djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë, kur i aksidentuar mbeti minibus i kompanisë “4 Vëllezërit” nga Vitia e Kosovës. Gazeta Koha merr vesh se në gjendje të rëndë janë edhe 5 udhëtarët tjerë, ndërsa në vendngjarje është kryer edhe hetimi nga policia dhe prokurori kujdestar.

E për këtë rast tragjik ka reaguar edhe gazetari, Zenel Miftari, i cili ka ngritur shqetësimin e tij për papërgjegjësinë e politikanëve përgjegjës që nuk po brengosen fare për qytetarët, për mungesën e ndërgjegjes që qytetarët po i shohin vetëm si numra apo vota në kohë zgjedhjesh.

“Derisa premtimet e politikanëve për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë vazhdojnë edhe pas një dekade, ne sot kemi edhe një viktim në të njejtën rrugë. A thua kanë ndërgjegje sado pak? Apo në syrin e tyre ka humbur vlerën njeriu dhe i shohin vetëm si statistika në fundvit apo si numër në ditën e zgjedhjeve? Prezantime 3D kemi parë mjaftueshëm dhe do të shohim, por athua kur do ta prekim realizimin e këtyre projekteve?”, ka shkruar Miftari në rrjetin e tij social.

Si pasojë e mos përfundimit të kësaj autostrade gjatë verës humbën jetën tre familjarë nga Kosova –

Makina me targat e Kosovës në qershorin e këtij viti me të cilën udhëtonte familja Pacolli ka humbur kontrollin në aksin rrugor Shkup-Bllacë për pasojë duke rënë në lumin Lepenc, mbetën të vdekur tre anëtarë të kësaj familje.

Ndërtimi autostradës Shkup – Bllacë nëse kish përfunduar në kohë mund të kish evituar këtë aksident dhe humbje e kontrollit të vozitësit. Pra, ne nuk mund të jemi parashikues por jemi dëshmitarë të aksidenteve që po ndodhin në këtë aks rrugor që nuk ndodhin rastësisht, sigurisht që ndikon rruga e papërfunduar, mungesa e ndriçimit adekuat në rrethrrotullim, punimet e stërzgjatura në tunel, si dhe arsye të shumta që ndikojnë dukshëm në hutimin e vozitësve.

Pra, se kjo rrugë normale është shndërruar në “rrugë të vdekjes” si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit në kohë po dëshmohet dita ditës me aksidentet njëpasnjëshme që për fat të keq përfundojnë me viktima. Por, ky “terror” ndaj qytetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, drejtori i NP “Rrugët shtetërore” Ejup Rustemi duhet të jap dorëheqje ose të hiqet për këtë dështim në mos përfundimin e kësaj autostrade.

Çfarë ndodhi me 12 kilometrat Shkup – Bllacë?

Autostrada prej 12 kilometrave Shkup – Bllacë ka mbetur në duar të fatit, projekt të cilit fillimi i dihet por fundi asesi. Në janar të vitit 2020 autoritetet e Maqedonisë së Veriut firmosën marrëveshjen me një kompani ndërtimore për nisjen e pjesës së parë të punimeve, konkretisht për ndërtimin e dy kilometrave të mbetura nga gjithsej 12 kilometrat që janë, por po shkelet afati me këmbë e duar.

“Është fakt se realizimi i këtij projekti në bazë të marrëveshjes ka qenë deri në fund të këtij viti(2021), por duhet të potencojmë se për shkak të zhagitjeve deri në dhjetor të vitit 2020 nuk ishte bërë eksproprijimi në tërë trasenë, atëherë në atë kohë ne e bëmë dhe eksproprijimin, dhe filloi puna intensive, për atë arsye e kemi një vonesë pesë mujore“, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”, për mediat.

Si rrjedhojë, autoritetet deklaronin se në vend që të përfundojë në dhjetor të vitit 2021, nëse nuk paraqiten probleme tjera, pjesa e parë do të përfundojë pas muajit prill të vitit 2022. Por, tani jemi tre vite pas që kur është nënshkruar marrëveshja dhe ende flitet për këtë autostradë të pa përfunduar, kemi të bëjmë vetëm me 12 kilometra. Përderisa nga ana tjetër, Kosova në maj të vitit 2019 inauguroi autostradën “Arbër Xhaferi”. Autostradë prej 60 kilometrave që shtrihet nga Prishtina deri në Han të Elezit, kufirin me Maqedoninë e Veriut. Shtetasit e dy vendeve me vite presin që autoritetet e Maqedonisë së Veriut të përfundojnë pjesën tjetër, gjegjësisht autostradën Shkup-Bllacë, me çka pritet të lidhen kryeqendrat e dy shteteve, Prishtina dhe Shkupi.

Por, pritja për disa qytetarë po merr fund jo se po përfundon projekti por si pasojë e mos përfundimit po përfundojnë së jetuari këta qytetarë, të cilët po humbin jetën e tyre nga aksidentet fatale në këtë aks rrugor. Duhet të ngritet alarmi ndërgjegjësimit dhe të merren masa që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. E drejtori Ejup Rustemi të hiqet menjëherë kjo është më e pakta që mund të bëhet si akt moral.

TË FUNDIT
16 minuta
mexhiti izet
IZET MEXHITI: PËR MUA BDI ËSHTË KAPITULL I MBYLLUR!
33 minuta
Bekim Qoku
Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët
55 minuta
arber ademi
Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojm...
57 minuta
ziadin sela
Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit
2 orë
emin azemi
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

ME TE LEXUARA

1 ditë
vmro
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria d...
10 orë
dogana
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për ...
1 ditë
Screenshot_2024-05-21-18-27-32-629_com.facebook.katana-edit
Shqiptarët për në Evropë, maqedonasit për Maqedoninë e tyre!
3 orë
fronti evropian
Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore
2 ditë
keshilli-gjyqesos-
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe...
12 orë
cezme-uji
QMK: Rekomandojmë që mos të pihet ujë në rajonin e Kumanovës
1 ditë
treni stacioni hekurudhor shkup
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë ...

LEXO MË SHUMË

mexhiti izet

IZET MEXHITI: PËR MUA BDI ËSHTË KAPITULL I MBYLLUR!

Bekim Qoku

Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët

arber ademi

Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojmë rezultatin në zonën 6

ziadin sela

Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

INFO

NA NDIQ