Mijaçiq: Temat në Bruksel do të jenë Asocacioni, deeskalimi, zgjedhjet dhe Banjska

Picture of INA
INA

26/10/2023

Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35 në Serbi, Dragisha Mijaçiq, tha se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se si është parë në Beograd apo Prishtinë.

Ai tha se pret që ky mesazh të përsëritet edhe sot në Bruksel, ku liderët e vendet të BE-së do të mblidhen

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jenë sot në Bruksel, siç është paralajmëruar dhe Mijaçiq nuk e përjashton mundësinë e takimit të tyre të përbashkët në fillim të samitit të liderëve të BE-së.

“Thjesht nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Dhe “pesëshja e madhe” e përcolli këtë javën e kaluar në takimet në Beograd dhe Prishtinë me Vuçiqin dhe Kurtin. Ata theksuan se dialogu nuk ka alternativë dhe se formati i negociatave nuk do të ndryshojë”, ka thënë Mijaçiq.

Ai shtoi se përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë nuk kanë ardhur në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor pa propozime dhe pa ide për vazhdimin e dialogut.

“Ata padyshim kanë paraqitur disa propozime në lidhje me vazhdimin e dialogut. Ne nuk i kemi dëgjuar ato propozime, por do ta zbulojmë shumë shpejt, deri në fund të kësaj jave, kur Këshilli Evropian do të marrë masa vendimtare si ndaj Beogradit ashtu edhe ndaj Prishtinës në lidhje me zbatimiin e mëtejshëm të marrëveshjes për rrugën e normalizimit, si dhe aneksit të saj që u nënshkrua në fillim të këtij viti, besoj se aspirata kryesore do të shkojë drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, drejt deeskalimit, organizimit të zgjedhjeve në veriun e Kosovës, por edhe në transparencë në hetimin e gjithçkaje që lidhet me ngjarjet e fundit në Banjskë”, thekson Mijaçiq.

Sipas tij në tavolinë ka shumë tema.

“Besoj se negociatat do të vazhdojnë diku në Bruksel, presidenti Vuçiq njoftoi se do të jetë në Bruksel, ndoshta edhe Kurtin do ta shohim atje, kështu që ekziston mundësia që para vetë samitit të BE-së të ketë një takim trepalësh apo dypalësh në Bruksel, për të përcaktuar të gjitha ato propozime që janë dorëzuar të shtunën e kaluar dhe se si do të përcaktohen të dyja palët sipas propozimeve dhe të gjitha para takimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së”, theksoi ai.

TË FUNDIT
3 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
7 minuta
Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut
1 orë
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
2 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit
3 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

ME TE LEXUARA

2 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit
1 ditë
Zëdhënësi i DASH-it: Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë
18 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës
1 orë
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
1 ditë
Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

LEXO MË SHUMË

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

faton hajrizi

Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

arrest ushtar blerim ramadani

Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

kroaci-kufi

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

faton hajrizi

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim

Foto: Ilustrim

Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s’ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

drin dhe besian ahmeti

VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm

INFO

NA NDIQ