Portali Skopje1 ka publikuar një video për të cilën pretendon se është filmuar në Monte Karlo dhe ku shihet ish-drejtori i shërbimit sekret DSK-së Sasho Mijalkov duke zbritur nga një Ferrari luksoz i kuq së bashku me një femër, transmeton INA.
Mijalkov ka qenë në listën e zezë të SHBA-ve për një kohë, por emri i tij është përmendur gjithashtu në njoftimin e fundit të Departamentit të Shtetit që futi në listën e zezë Artan Grubin dhe gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti.
Departamenti i Shtetit argumentoi se Grubi dhe Bexheti morën ryshfet për të vonuar gjyqet e Mijalkovit.
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak. Mijalkov ka qenë i akuzuar edhe në rastin e përgjimit masiv “Fortesa”, por parashkrimi ka skaduar pasi Kuvendi i kaluar ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, me të cilin është ulur dënimi i paraparë dhe është shqiptuar parashkrimi.(INA)