Mijallkov nuk do të përgjigjet për përgjimet ilegale, i del afati rastit “Target-Fortesa” për përgjimet masive

ina-online
ina-online

17/10/2023

Gjykata Penale e Shkupit të martën e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për ndërprerjen e procesit gjyqësor për “aferën e përgjimeve”, për shkak të vjetërsimit të lëndës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të cilat parashikojnë lehtësira për një sërë veprash që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell REL.

Ky vendim nënkupton se do të lihen të lirë ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve, përfshirë politikanë, deputetë, gazetarë, klerikë, opozitarë dhe të tjerë në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Kjo ishte një nga aferat më të bujshme në Maqedoninë e Veriut dhe ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski.

“Konsideroj se ka bazë për zbatimin e dispozitave më të lehta ligjore që bazohen në ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe propozoj që gjykata të sjellë vendimin e duhur. Ky vendim duhet të ketë parasysh edhe zbatimin efikas të së drejtës materiale mbi vjetërsimin e ndjekjeve penale”, tha prokurorja Lençe Ristovska, kërkesa e së cilës u pranua nga trupi gjykues.

Më 2021, Mijallkovit dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan me gjithsej 55 vjet burgim nga një gjykatë e shkallës së parë pas një procesi të gjatë gjyqësor që kishte nisur më 2017 dhe pasi dëgjimit të 200 dëshmitarëve.

Por, më 2022, Gjykata e Apelit e shfuqizoi dënimin e tyre me arsyetimin se kishte “lëshime procedurale gjatë gjykimit në shkallën e parë” dhe rastin u ktheu në rigjykim.

Afera e përgjimeve u publikua në vitin 2015 nga Zoran Zaev, lideri i atëhershëm i Lidhjes Social Demokrate dhe nga viti 2017 kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Kjo aferë kishte shkaktuar protesta e tensione të shumta në Maqedoninë e Veriut që çuan në rrëzimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve të përgjimeve të komunikimit në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 janë përgjuar në mënyrë të kundërligjshme 4286 numra telefoni, dhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prerja e druve drunj dru

Sejdiu: Po ndodh një ‘masakër’ ekologjike në territorin e komunës së Zhelinës (FOTO)

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ