Mijallkov paraqitet në Prokurori, nuk është arratisur

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov sot pasdite është paraqitur në Prokurorinë për krim të organizuar.
Ai u shfaq pas bujës së madhe të ngritur për arratisjen e tij, me arsyetimin se ka qenë në izolim shtëpiak, për shkak të temperaturës së lartë.

Ai në një deklaratë për media ka theksuar se as që ka ikur, por që ka qenë i sëmurë dhe me temperaturë të lartë.

“Nuk jam arratisur, kam qenë këtu, por për atë se kamë ndjerë se kam simptoma të koronavirusit, jam izoluar. Kur kam dëgjuar se cfarë po ndodhë, kam vendosur që sot të paraqitem në Prokurori për të tërhequr vendimin. Më të vërtetë më vjen keq për shkak të asaj që ndodhi, por dua që ti kërkoj falje edhe opinionit, ministrave, instancave juridike për shkak të kësaj situate”, theksoi Mijallkov.

Ai ka përsëritur se nuk do të ikë dhe se nuk ndjehet fajtor për veprën për të cilën është i akuzuar në rastin “Target – fortesa”. “Secili që më nje, e di se unë kur e jap fjalën, nuk e shkeli atë. Unë publikisht kam premtuar se nuk do të iki”, ka theksuar Mijallkov. Ndërkohë, pasdite ministri i brendshëm Oliver Spasovski theksoi se sipas analizave dhe vlerësimeve të MPB-së, Mijallkov nuk ka lëshuar vendin. (INA)