MIJALLKOV PËRBALLET ME DËSHMITARIN NË PROCESIN “TARGET-FORTESA” (VIDEO)

0

Ish eprorja e MPB-së, Nadica Nikoliq e cila është e akuzuar për përgjimin masiv në rastin “Target–Fortesa” e morri në pyetje inxhinierin Xvonko Kostovski, që është një prej personave që i ka nxjerrë bisedat e përgjuara nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Edhe pse Nikoliq deshi që të diskreditojë Kostovskin duke e pyetur për aktivitetit e tij brenda DSK-së, Kostovski ia kujtoi asaj se si eprore, së bashku edhe me Goran Grujovskin dhe Sasho Mijallkovin, kanë dhënë urdhra për përgjime të personave të caktuar, pa leje,dhe ato materiale kanë mundur t’i përdorin vetëm këta tre persona.

Dëshmitari, Xvonko Kostovski tha se e akuzuara ka hyrë në sistem me emra tjerë që të shohë se çfarë shohin shfrytëzuesit tjerë në sistem, duke mbajtur kështu nën kontroll të gjithë aktivitetet e Drejtorisë.

Përveç Nikoliqit, edhe Sasho Mijallkovi u mundua ta diskreditojë Xvonko Kostovskin, duke dyshuar se deklaratat e tij janë me të dëgjuar të muhabeteve nga njeriu në njeri.

Mijalllkov e pyeti Kostovskin nëse është i sigurtë se emri i përdoruesit “DIR” në fakt është llogari e drejtorit, ose Sasho Mijallkovit nga e kaluara, Kostovski tha se është tejet i sigurtë se ka qenë llogari e tij. Por Mijallkov me ironi, i tha se DIR mund të jenë edhe shkronjat e para të ndonjë emri, ndërsa Mijallkov emrin e ka Sasho.

Mijallkov – A jeni të sigurtë se emri i perdoruesit “DIR” do të thotë DREJTOR (DIREKTOR), apo vetëm të asocion në drejtor?

Kostovski – Jam i sigurtë se bëhet fjalë për drejtorin, pasi të gjithë emrat e tejrë ishin me iniciale të emrave personal. Unë nuk njoh njeri që të ketë emrin “DIR”.

Mijallkov – Për shembull “DIRHAN”. A keni prova për këto pohime?

Kostovski  Kostovski –Po të mos i shkatërronit provat materiale, tani do të kishim prova”

Në lëndën “Target Fortesa” të PSP-së janë të akuzuar ish drejtori i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski, kolegu i tij, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimoski, por edhe Vlladimir Varellov nga DSK, si dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria. Sipas akuzës, në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme janë përgjuar mbi 4 mijë numra telefonik. Komunikimi është ndjekur përpara se të jepen urdhrat, por edhe pasi kanë mbaruar urdhrat gjyqësor. Kalkulimet janë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA