Mijallkovi dhe Jankullovska përplasin VLEN-in dhe BDI-në

Picture of Ina Online
Ina Online

14/01/2025

Vendimet gjyqësore kanë përplasur në mënyrë deklarative pozitën dhe opozitën shqiptare në vend, të cilët fajësojnë njëra-tjetrën se kanë ndikime në vendimet e tyre.

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, tha se rasti i lirimit të parakohshëm të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov është dëshmia më e qartë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika, në këtë rast siç tha, nga BDI, ndërsa akuzoi drejtorin e burgut të Strugës, Valon Qyra, kuadër i BDI-së, se ka bërë një raport skandaloz, ku flet me superlativa për sjelljen e Mijallkovit.

DRITON SULEJMANI,ZËDHËNËS I VLEN-IT

“Kuadri i BDI-së, Valon Qyra me këtë raport praktikisht ka krijuar bazën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata e Apelit, duke u bazuar në raportin e drejtorit të burgut, ka vendosur lirimin e Mijallkovit shtatë muaj para përfundimit të dënimit të tij dhe kjo është arsyeja se pse sot ai gjendet në Monako me Ferrari. Ky vendim është një shembull i qartë i keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve për interesa politike, por njëherit e dëshmojnë edhe më shumë koalicionin Ali Ahmeti-Artan Grubi-Enver Bexheti dhe Sasho Mijallkov”.

E, nga opozitarja BDI, theksojnë se “Vlen” është edhe në gjyqësor, ndërsa akuzojnë se janë në shërbim të agjendave të VMRO-DPMNE-së. Emërimi i Adrian Demirit, një aktivisti të njohur të Vlen-it, si anëtar i Këshillit Gjyqësor nga BDI deklarojnë se nuk është rastësi.

BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ashtu siç VLEN-i që u krijua për të shërbyer një agjende të caktuar politike, për të dobësuar shqiptarët dhe për të devijuar rrugën euroatlantike të vendit, tani po përdoret gjyqësori për të zhbërë vendimet e mëparshme dhe për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin. BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këtij procesi të rrezikshëm. Kapja e institucioneve nga individë të instaluar politikisht nuk është vetëm një kërcënim për drejtësinë, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane të vendit.”

BDI i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe SHBA-së, të ndërhyjnë dhe të mbikëqyrin këtë siç thonë, kapje të institucioneve.

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË