Mijallkovi i zhgënjyer: Disa shqiptarë që i bëra të pasur, sot më kanë harruar, por do t’ua nxjerrë të palarat?!

0

Shumë shqiptarë gjatë qeverisjes së kaluar të VMRO-DPMNE krenoheshin dhe krekoseshin se e njihnin ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.

Janë biznesmenë të mirënjohur dhe fytyra publike, politikanë të mirënjohur, personalitete tjera publike, por edhe emra të nëntokës e bizneseve të  zeza që shiheshin apo dëgjoheshin shpesh me Mijallkovin, dorën e hekurt të regjimit të kaluar.

Ky i fundit siç dihej dhe siç flitej koluareve të ndryshme, me telefonata dhe me njerëzit e tij ia kryente punët, duke ia hequr litarin nga koka, apo duke i mundësuar përfitime të majme në biznese e allashverishe tjera.

Por Mijallkovi kishte thënë dikund se është i harruar dhe se e kanë pre në besë shumë shqiptarë, që i ka nxjerrë nga llumi, që i ka shpëtuar dhe i ka bërë disa edhe milionerë.

*Ky tekst është pjesë e rubrikës thashethemeve me sarkazëm dhe humor…

 

 

“Shqiptarët” që krenoheshin se njihnin Mijallkovin?!

“E njoh Mijallkovin”, “I fortë është”, “Baba Mijallkov”, ishin shprehjet që shumë shqiptarë i thonin me krenari nëpër kafene e çajtore.

Por thuhej edhe nga politikanë e zyrtarë shqiptarë, që gjithçka e ndërlidhnin me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.

Kishte nga ata që dilnin edhe në fotografi në facebook, duke u krenuar se e njihnin njeriun që vendoste për gjithçka në Maqedoni.

Por sot ka një heshtje. INA ka kontaktuar në facebook me një shqiptarë që në albumin e tij mban foton e Mijallkovit, por s’ka pasur përgjigje.

Për ate se Mijallkovi vendoste për gjithçka dëshmojnë edhe “bombat” e Zaevit, ku dëgjoheshin biseda se si ish-shefi i shërbimit sekret realizonte punësime të shqiptarëve, duke kënaqur apetitet e të gjithve, por vendoste emërime të caktuara të kuadrove shqiptare edhe nëpër institucione të larta.

Edhe nga politikanë e zyrtarë të partive nuk duan të flasin për protagonistin e mirënjohur të ish-qeverisë së kaluar, i cili kontrollonte gjithçka në Maqedoni.

Vlen të theksohet një batutë e një diplomati europerëndimor, i cili në një bisedë me Mijallkov, i kishte thënë që ti jap emailin për ti dërguar një dokument, por përgjigja e ish-shefit të shërbimit sekret ka qenë: “dërgoje ku të duash në emailat zyrtare të shtetit, se më vjen ose e marr”.

Nga ana tjetër, adhurimi i tij kishte shkuar aq larg sa që shumë përkrahës të tij kishin bërë edhe tatuazhe në trup me profilin e tij.

Njeriu që dikur mbante këtë famë mes disa shqiptarëve, sot është i akuzuar i Prokurorisë Speciale, për veprime kriminale që kanë të bëjnë me përgjimet. Atij i është konfiskuar vetëm pasaporta, ndërsa nuk ka masë paraburgimi.