Mijallkovit do t’ia kthejnë pasaportën, ja përse?

0

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov së shpejti do të marrë pasaportën nga gjykata e cila vendosi konfiskimin, për shkak të hetimeve dhe akuzës së ngritur ndaj tij për rastet “Target” dhe “Fortesa” nga ana e Prokurorisë Speciale. Sipas portalit Plusinfo.mk, Mijallkov mund të marrë pasaportën për shkak të trajtimit mjekësor jashtë vendit.

Burime pranë këtij portali theksuan se deri tani ndaj Mijallkov ishte në fuqi masa e kujdesit dhe i ishte konfiskuar pasaporta. Por tani mund të komplikohet situata pasi që Gjykata e Apelit dje pranoi ankesën e Prokurorisë Speciale dhe se Mijallkov duhet të përgjigjet për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit më 6 qershor 2011 pas zgjedhjeve parlamentare. (INA)