Mijëra qytetarë kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2022

Mijëra qytetarë në Ohër kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e ftohtë të liqenit të Ohrit, pranë portit të qytetit, shkruan Alsat.

Më i shpejti në mesin e qindra pjesëmarrësve ishte 25 vjeçari Martin Goxhoski nga lagjja Varosh.

“Kam shtatë apo tetë vjet që kërcej. Kam dhjetë vjet që e ndjek hedhjen e kryqit. Kisha shumë dëshirë ta kap të paktën një herë në jetë dhe ja ndodhi. Ndihem shkëlqyeshëm. Shpresoj të më sjellë lumturi dhe mirëqenie në familje”, tha Martin Goxhoski- kapës i kryqit.

Pavarësisht valës së re të Covid 19 pothuajse askush nuk mbante maska ​​​​mbrojtëse dhe ishte e pamundur të ruhej distanca sociale pavarësisht apeleve të punonjësve shëndetësorë, për të mbajtur maskë dhe për t’i shmangur turmat.

“Tradita vazhdon edhe këtë vit, përkundër asaj që është problem i përgjithshëm, si kriza në Maqedoni ashtu edhe në botë. Por ne i mblodhëm forcat dhe e organizuam këtë vit dhe shpresoj që nga viti i ardhshëm në kushte edhe më normale të bëhet ky manifestim”, u shpreh Kirill Pecakov- kryetar i Ohrit.

Përveç qytetarëve të Ohrit, kishte edhe mysafirë nga qytetet tjera.

“Sot jam për herë të parë në kremtimin e “Ujërave të bekuar” dhe për herë të parë po hyj në liqenin e Ohrit për këtë festë. Unë jam nga Tetova”, tha njw vizitor nga Tetova.

Për shkak të motit të ftohtë, ekipet e kryqit të Kuq dhe mjekët kanë pasur disa ndërhyrje të lehta për shkak të ngricave, tre në ujë dhe një jashtë. Dita e peshkatarëve, kur tradicionalisht përgatitet zierja e peshkut dhe kërcehet pas fuçive me verë në liqen, këtë vit nuk do të mbahet për shkak të pandemisë./Alsat

TË FUNDIT
41 minuta
VLEN: BDI si LEVICA, së bashku nuk përkrahën zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit
1 orë
Ahmeti nesër para mediave, çfarë do përcjell kreu i BDI-së?
2 orë
Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku
2 orë
Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares
2 orë
Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nesër seanca konstituive e Kuvendit
10 orë
ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Këta janë 26 lojtarët e ftuar nga Shqipëria për Kampionatin Evropian
7 orë
ZNAM përkrah Gashin për kryeparlamentar
1 ditë
Vritet blogeri dhe këngëtari i njohur në Shkup!

LEXO MË SHUMË

IMG_2507

VLEN: BDI si LEVICA, së bashku nuk përkrahën zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit

Fronti evropian ali ahmeti

Ahmeti nesër para mediave, çfarë do përcjell kreu i BDI-së?

konjufca

Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku

Kurto dudush

Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares

bekim qoku kuvend

Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

vlen kuvend qoku kasami gashi taravari mexhiti

Zgjedhja e Gashit për kryeparlamentar, Taravari përcjell një porosi

Afrim Gashi

Kush është Afrim Gashi-kryeparlamentari i ri i Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi

Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

bdi kuvend

Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve

INFO

NA NDIQ