Mijëra tifozë të Skënderbeut tubim kundër UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën

0

Mijëra qytetarë i janë bashkuar tubimit paqësor ditën e sotme kundër dënimit të Skënderbeut. Me ovacione dhe thirrje, qytetarët apelojnë: “Mos na vrisni ëndrrën”.

Pjesë e tubimit për klubin e Skënderbeut edhe një peticion drejtuar UEFA-s.

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, për fiksim rezultatesh.

Sipas kërkesës së tyre, drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

(gazeta-Shqip.com)