Mijëra ushtarë amerikanë arritën afër Detit të Kuq pas tensioneve me Iranin

INA
INA

8 Gusht, 2023

Mbi 3.000 persona ushtarak amerikanë arritën me dy anije ushtarake si pjesë e përgjigjes së përforcuar të Uashingtonit pasi që Irani konfiskoi tankerë në Detin e Kuq, kumtoi marina amerikane.

Siç ceket, “sistemimi kontribuon në grupimin ushtarak amerikan në rritje në rrugët e trazuara ujore në Gji të cilat janë kyçe për tregtinë globale me naftë, që e shtyu Teheranin ta akuzojë SHBA-në se po e nxitë destabilitetin rajonal”.

Ushtria amerikane kumtoi se Iraniose ka konfiskuar ose ka tentuar ta marrë kontrollin ndaj 20 anijeve me flamur ndërkombëtar në rajon, në dy vitet e fundit.

Marinarët dhe marinsat amerikanë arritën në Detin e Kuq të dielën pasi që kaluan nëpër Kanalin e Suezit pas orarit të kumtuar paraprakisht, kumtoi Flota e pestë e marinë amerikane.

Ata arritën në anijet ushtarake, duke siguruar “fleksibilitet më të madh dhe aftësi detare” të Flotës së pestë, shtohet në kumtesën e komandës me seli në Bahrejn.

“Orari kontribuon për përpjekjet e kthimit të aktiviteteve destabilizuese dhe deeskalim të tensioneve rajonale të shkaktuara nga shqetësimi dhe konfiskimi i anijeve tregtare nga Irani”, tha Tim Hokins, zëdhënës i Flotës së pestë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ