Miku i madh i shqiptarëve emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

0

Nga korrespodenti INA-s, Beqir Sina

Presidenti amerikan Donald Trump do ta emëroj kongresmenin John Ratcliffe në postin e drejtorit të Intelingjencës Kombëtare të SHBA-ve, njofton korrespodenti i INA nga Nju Jorku. Trump këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social, . Ky emërim vjen pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm, Dan Coats.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.”, shkroi Trump në Twitter.

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane.

Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë.

Ai më tej shpjegon se Kongresisti John Ratcliffe është mik dhe përkrahës i fuqishëm i Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Ai së fundi ishte i pranishëm në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York në vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diaspores Shqiptare në SHBA.
Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në Kongres në 2018 me mbi 50 për qind. Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. (INA)