Milaim Fejziu mohikani i fundit i Universitetit të Tetovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/02/2023

Shkruan: Arsim Sinani

Në vitin 1994 u themelua Universiteti i Tetovës, një datë e shënuar për arsimin e lartë të shqiptarëve të Maqedonisë veriore, pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Një nismë e cila filloi me intelektualët shqiptar profesor e personalitete nga Maqedonia që jetonin e vepronin në Kosovë, në Universitetin e Prishtinës.

Kësaj nisme i priu profesori Fadil Sulejmani një personalitet, i cili me këmbëngulësinë ne tij ndikoi që shqiptarët sot ta kenë Universitetin e Tetovës, institucionin më të rëndësishëm të shqiptarëve këtu, në gjuhën shqipe.

Por emri i Universitetit të Tetovës lidhet me një figurë mjaft interesante, profesorin Milaim Fejziun, i cili që nga dita e parë nuk u nda nga kjo ide fisnike dhe e mbështeti deri në zyrtarizim këtë institucion të lartë të Arsimit.
Se di se si, në ato vitë të turbullta në atë kohë më rastisi ta takoj profesorin Milaim Fejziun së bashku me profesorin Fadil Sulejmanin, ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithcka për atë institucion.

Në një pres konferencë pasdite pas themelimit, pasi Ministria e brendshme me në krye Ljubomir Fërckovskin i kishin marrë masat ta dështojnë projektin e Universitetit të Tetovës, u shfaqën në një pres konferencë të paralajmëruar për të dhënë mesazhin se Universiteti i Tetovës është themeluar. Ishte I qetë dhe pedant, kishte një qasje shumë dmth profesori Milaim Fejziu. Edhepse sa për kujtesë ndiqeshin dhe kërkoheshin me qiri për ti arrestuar ata qëndruan nëpër familje në Ttetovë e gjetiu në paralagjet e Ttetovës.

Dhe nga godina të shkatërruara Tetova I mbështeti dhe cdo shtëpi u bë mësonjtore e Universitetit të Tetovës.

Kësaj ideje ai nuk iu nda asnjeherë as atëherë kur e dënuan dhe e burgosën edhepse në një moshë mjaft të thyer. E pranoi burgun por nuk hoqi dorë nga ideja për të pasur universitet në gjuhën shqipe. Nga kjo kohë nuk u ndamë kurrë me profesorin Milaim Fejziu. E tha një fjali para burgut Qafasan se Universiteti do të jetojë. Shkoi e kreu burgun por nuk hoqi dorë nga idea.

Më befasonte qetësia e tij kur bëhej fjalë për këtë ide, ishin vite të trishta, me shumë stërkëmbza dhe me shumë probleme, por ai,, Milaim Fejziu, qëndronte dhe me një stil prej diplomati diti që të vendoset si mur përballë makinerisë shtetërore, e cila me cdo kushte e donte shuarjen e kësaj ideje.

Nuk nervozohej asnjëherë, me qetësi e menaxhonte përballjen me pushtetin maqedon dhe shqiptarët që merrnin pjesë ne Qeveri të cilët pushtetar as që bënin ndonjë hap për ta legalizuar Universitetin e Tetovës. Por ajo cka është më e rëndësishme është se e njihte mirë se si duhej vepruar përballë makinerisë shtetërore maqedone, e cila nuk kursente asgjë që ta dështojë atë projekt. Fjalia se lindi një fëmijë i vdekur nga shteti maqedon, dmth Universiteti i Tetovës, profesori Milaim Fejziu e kuptoi dhe punoi për ta mbajtur gjallë idenë, frymën atdhedashurisë.

I rëndësishëm ishte edhe fjalimi i tij në ditën kur filloi lufta në Kalanë e Tetovës dhe kur krerët e Universitetit të Tetovës protestonin në sheshin Iliria në Tetovë prej ku edhe iu dha mbështetje Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe kalimi i tij në ilegalitet, pasi akuzohej se e prishi rendin kushtetues të Maqedonisë së atëhershme. Por nuk hoqi dorë kaloi në Prishtinë prej ku luajti një rol të madh dhe nuk qëndroi duarkryq. E mbaj mend dhe për mbamendje e them se kam punuar me te në përgatitjen e Platformës së shqiptarëve për bisedimet e paqes në Ohër. E them me përgjegjësi pasi kam shkruar analiza e kemi përgatitur teza se si duhej dhe cka duhej të kërkojnë shqiptarët në këto bisedime.

Dhe profesori Milaim Fejziu edhe në këtë aspekt dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Edhe gjesti i tij pas lufte, pas legalizimit të Universitetit të Tetovës ishte dmth, Ai, Milaim Fejziu ia hapi krahun një brezi tjetër pas legalizimit.

Kur Unioni i Studentëve Shqiptar në Maqedoni e nisi nismën për të vendosur bustin e dëshmorit të Universitetit të Ttetovës, Abdylsema Eminit, profesori Milaim Fejiu u ngazëllua shumë dhe vinte me ne bashkë duke na ndihmuar deri në shpalosjen e bustit, E kreva edhe një mision për projektin e Universitetit të Tetovës do të më thoshte pas shpalimit të bustit.

Vazhdoi të shkruajë dhe selektuam bashkë dokumente dhe përmblodhëm librin e tij kushtuar Universitetit të Tetovës, një dëshnmi nga dora e tij për atë që ndodhi. Vinte cdo ditë në zyrën time dhe donte mos të harronte asnje detaj pa e vendosur brenda rrëfimit të tij historic për Universitetin e Tetovës. Si i tillë si libër mbetet një dëshmi dmth për Universitetin e Tetovës. Në 20 vjetorin e demostratave studentore të UPSUP të Universitetit të Prishtinës, u gjet edhe dokumenti i themelimit të Universitetit të Tetovës. Martin Berishaj një patriot shqiptar nga Mali I Zi e kishte ruajtur me kujdes. Nuk dinte se si ta fshihte gëzimin e tij, profesori Milaim Fejziu.

Mohikani i fundit i Universitetit të Tetovës e kam quajtur profesorin Milaim Fejziu pasi është i tillë, I asaj plejade që bëri gjithcka që shqiptarët të kenë Universitet në gjuhën shqipe në Maqedoni Veriore.

Por sot kur e përkujtojmë më duhet të rikujtoj se emri i tij krahas profesorit Fadil Sulejmani lipset me kujdes të vendoset në Universitet të Tetovës, qoftë edhe duke e quajtur njërin nga Institutet aty me emrin e tij, sepse sakrifikoi, nuk taktizoi por i dha shtyerje idesë së Universitetit të Tetovës.

Foto nga Milaim Fejziu gjatë aktiviteteve KLIKO

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

INFO

NA NDIQ