Milan ia dyfishon pagën yllit të skuadrës

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Milani vazhdon të fitojë dhe merr suksesin e tretë radhazi në Serie A pasi kishte fituar ndaj Bolognas dhe Torinos.

Milan bind me rezultatin 1-2 në transfertën e Romës, me Rosonerët që e dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu mbrëmë ishte Rade Krunic, i cili e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.

Mesfushori boshnjak ishte i lidhur me një largim nga Milani gjatë kësaj vere, por Pioli vendosi ta mbajë atë me çdo kusht në skuadër.

Ky vendim i Piolit ka dhënë frytet e veta me Krunic, i cili ka bindur drejtuesit për ti ofruar rinovimin e kontratës edhe për një vit dhe rritje page.

Sipas gazetarit italian Daniele Longo, Milan do t’i ofrojë Krunicit zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026 dhe dyfishin e pagës 2.2 milionë euro në sezon.

Krunic aktualisht fiton 1.1 milionë euro në sezon dhe kontrata i skadon në vitin 2025.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

arsenal

Liverpooli, City, Arsenali e Chelsea luajnë sot në Carabao Cup

Ylber Ramadani

“Një regjisor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

Armando Duka

Armand Duka flet pas zgjedhjes zv.president i UEFA-s

vedat-muriqi

VIDEO / “Pirati” Muriqi, me gol dhe asist ndaj Barcelonës

xavi cavi

Çavi flet pas barazimit me Majorkën e Muriqit: Kemi bërë shumë gabime

barcelona

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

Arda Guler

Sa i pafat, lëndohet përsëri Arda Guler

Jasir Asani

Jasir Asani flet hapur: Pa Sylvinho nuk do isha këtu

INFO

NA NDIQ