Milan në “hall” me Leaon

AC Milan, është i etur për të lidhur Rafael Leao me një kontratë të re mes paraqitjeve të tij të shkëlqyera për klubin dhe vendin.

Leao bëri përshtypje për Portugalinë në fitoren e së shtunës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe ai kërkohet nga Manchester City dhe Chelsea, përcjell ORAinfo.

Calciomercato thotë se skuadra e Serisë A është e gatshme të rrisë pagën e tij përtej 2 milionë eurove që ai merr aktualisht, por pranojnë se do ta kenë të vështirë ta bindin atë të refuzojë ofertat nga diku tjetër ose mund t’u duhet ta shesin atë verën e ardhshme./ORAinfo/