Milan piketon zëvendësuesin e Higuain

0

Sulmuesi Argjentinas është duke kaluar një periudhë të errët te skuadra e Milanit, shkruan Albeu.com.

U transferua nga Juventus si sulmuesi i duhur me plot eksperiencë për të mbajtur peshën e sulmit kuqezi.

Por në asnjë moment të vetëm lojtari nuk ka arritur të dalë në lojën e tij ashtu siç e kemi parë në kohën kur luante për Realin e Madridit, Napolin dhe Juventusin.

Kërkimi me ngulm nga trajneri i Chelsea, Mauricio Sarri është duke e venë seriozisht në dyshim të ardhmen e sulmuesit.

Brenda kësaj situate përfshihet edhe dëshira e lojtarit për të ndryshuar ambient me shpresën se do të bëjë më mirë në Premier League.

Drejtuesit e Milanit janë duke kërkuar për një zëvendësues dhe në orët e fundit është futur në radarë edhe sulmuesi I cili po I suprizon të gjithë në Seria A, Krzysztof Piatek.

Sulmuesi 23-vjeçar i Genoa ka shënuar plot 13 gola në 19 ndeshje gjatë këtij sezoni vetëm një gol më pak se ylli portugez I Juventusit C.Ronaldo.

Piatek është sulmuesi i momentit në Seria A dhe ecuria e tij po shikohet me shumë kujdes nga disa ekipe të mëdha përfshir këtu edhe Milanin./albeu.com/