Milan Radoiçiqit, në ndejën e djalit të tij i vdes në mënyrë “misterioze” bashkëpunëtori i ngushtë?

Picture of INA
INA

20/08/2024

Më 17 gusht, në Kopaonik, në moshën 58-vjeçare, ka vdekur Aleksandar Grbovic (Aleksandër Gërboviq), bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq. Grbovic, u varros dje (e hënë) në Pozhegë të Serbisë.

Aleksandar Grbovic, ka qenë kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës.

Ai ka vdekur pas mesnatës, gjatë një ndeje që po organizohej në Kopaonik, me rastin e datëlindjes së djalit të terroristit Milan Radoiçiq.

Sipas burimeve tëKP, Grbovic, ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, pronë e Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinovicit.

Aleksandar Grbovic-in e kishte përmendur, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë shtypi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shpalosjes së disa dëshmive lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

Urdhri për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, pra saktësisht para tre muajve, në mjediset e kompanisë ‘Novi Pazar Put’. Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe përdorur në Banjskë, ishin të përqendruara në këtë lokacion. Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Ndërsa drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Aleksandar Grboviq, me pseudonimin ‘Grba’. Ai ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i burgut të Nishit për pesë vjet, dhe kryetar i komunës së Pozhegës në vitin 2008”, pati deklaruar Kurti.

TË FUNDIT
7 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar
22 orë
Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
1 ditë
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
3 ditë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
4 ditë
Shumë vende të rajonit janë përfshirë nga moti i keq me reshje shiut dhe erëra të forta

ME TE LEXUARA

1 ditë
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
22 orë
Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
7 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

LEXO MË SHUMË

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

vucic

Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën

sonja biserko

Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi

janina

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

vershime2

Shumë vende të rajonit janë përfshirë nga moti i keq me reshje shiut dhe erëra të forta

kurti-vucic-borel-lajcak

Vijimi i dialogut në Bruksel/ Lajçak sot në Beograd, zbardhet axhenda

micotakis Mitsotakis

Micotakis: Duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë

rada-trajkovic-2

Politikania serbe: Vuçiqi nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiqi e Veselinoviqi

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ