Milan – Roma: Formacionet e mundshme

0

Pasditën e sotme do të luhet një superndeshje në kuadër të Serie A.

Xhiroja e 28-të e kampionatit elitar të futbollit italian do të vë përballë njëra tjetrës skuadrën e Milan dhe atë të Romës, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, ashtu siç ka qenë përherë mes këtyre dy skuadrave.

Para ndeshjes, dyshimet janë të mëdha mbi atë se si dy trajnerët do të rreshtojnë skuadrat në këtë ndeshje.

Milan pritet të nis ndeshjen me një 4-2-3-1, sulmi i së cilës udhëhiqet nga Zlatan Ibrahimovic.

Të njëjtën skemë pritet ta përdorë edhe Roma, me Dzekon në sulm, ky i fundit i përkrahur nga Mkhitaryan, Cengiz e Pellegrini.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme startuese për Milan dhe Roma. Kujtojmë se ndeshja luhet me fillim nga ora 17:00.

Milan, formacioni i mundshëm: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic

Roma, formacioni i mundshëm: Mirante; Zappacosta, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Veretout; Cengiz, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko