Milani dhe Xhaka në rrugën e duhur, mesfushori shqiptar gati të sakrifikojë!

Picture of INA
INA

20/06/2025

Granit Xhaka është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe të transferohet në Itali, ku e pret Milani. Mesfushori është gati të bëjë një sakrificë të madhe për të, vetëm që t’u bashkohet kuqezinjve, pasi kërkon të jetë një nga emrat që do të ndihmojnë në ndërtimin e një cikli të ri fitues. “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se futbollisti ka një akord parimor me Milanin për transferimin e tij dhe tashmë mbetet të bindet Leverkuseni që të finalizojë me sukses negociatat për shitjen e kartonit të mesfushorit.

Bëhet e ditur se në bisedime është përfshirë edhe vetë Xhaka, që të bindë klubin të pranojë ofertën e kuqezinjve, pasi dëshiron të provojë këtë aventurë të re në Itali, ku e pret një detyrë jo edhe aq e lehtë si ringritja e Milanit në nivelet më të larta. Xhaka theksohet se është gati të bëjë një sakrificë të madhe, duke humbur mundësinë që të luajë në kompeticionet europiane në këtë sezon, pasi është i bindur se që nga ai i ardhshmi do të ketë mundësinë ta bëjë këtë te Milani.

Tare ka udhëtuar personalisht drejt Gjermanisë për të negociuar me Leverkusenin, duke ofruar 10 milionë euro për lojtarin, një shifër që cilësohet e pranueshme duke llogaritur edhe faktin se ai është tashmë 33-vjeçar.

TË FUNDIT

U gjet 82 vjeçari i zhdukur nga Zajazi, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Mjeku në Spitalin e Strugës mbi 5 vite ka marrë rrogë pa shkuar në punë dhe pa licencë valide

Komunikacioni po rrjedh pa probleme, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, mot i freskët nga e premtja

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

​Misioni i parë me njerëz nga Toka për në Hënë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË