Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës (Video)

Milani ka fituar në udhëtim te skuadra bullgare, Ludogorets, me rezultat 0-2.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar me formë të mirë edhe në Evropë, pas asaj në Serie A.

Rossonerët kanë fituar në udhëtim te bullgarët e Ludogoretsin në një ndeshje aspak të lehtë për ta në letër, por të dominuar në të dy pjesët.

Pjesa e parë u karakterizua me dy apo tri raste të mira për gol për Milanin, por goli erdhi vetëm në minutën e fundit të kësaj pjese.

Ishte talenti italian, Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Hakan Calhanouglu dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës së Gattusos, të cilët donin me çdo kusht ta përfundonin sa më shpejt ndeshjen.

Megjithatë, goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutën e 64-të, ku mbrojtësi Ricardo Rodriguez shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Për 3-0 ishte Fabio Borini, i cili shënoi në minutat shtesë dhe dhe vulosi firon dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ndeshja e kthimit në San Siro zhvillohet pas një javë, pra me datë 22 mars. /Telegrafi/

https://twitter.com/semo33/status/964219421140144130

https://twitter.com/MilanTalk1/status/964225567431315456