Milani i ofron kontratë të re Romagnolit

0

Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, andaj edhe Stefano Pioli llogarit shumë në të.Sipas “Gazzeta Dello Sport” Milani është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re kapitenit aktual, Alessio Romagnoli, përcjell GazetaBlic.Romagnoli deri më tani ka luajtur 181 ndeshje me fanellën “kuq e zi”, duke kontribuar me shtatë gola e një asistim.
Momentalisht ai ka kontratë deri në verën e vitit 2020, por që drejtuesit e kampionëve të 18-fishtë italian nuk dëshirojnë të kenë probleme, duke e siguruar atë sa më herët që është e mundshme.Javën e ardhshme pritet të fillojnë negocitatat mes krerëve të klubit dhe përfaqësuesit të lojtarit, gjegjësisht Mino Raiolas.Kujtojmë, italiani zbarkoi në “San Siro” nga Roma, në verën e vitit 2015, për shumën prej 25 milionë eurove.