Milani i Piolit vendos rekord negativ në Ligën e Kampionëve

INA
INA

26/10/2023

Skuadra e Milanit ka dalë kokulur nga “Parc Des Princes” duke u mundur me shifrat 3-0 përballë PSZH-së.

Rezultat që e lë në vendin e fundit të grupit ekipin kuqezi dhe që konfirmon të dhënën e frikshme që kjo skuadër nuk di më të shënojë. Në fakt, për herë të parë në historinë e vet, Milani ka nisur sezonin në këtë turne duke mos gjetur rrugën e rrjetës në tre ndeshje radhazi.

Dy barazimet 0-0 në sfidat e para dhe humbja 3-0 në Paris bëjnë të qartë se kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt nëse skuadra e Piolit kërkon kualifikimin. Sikur të mos mjaftonte kjo, duke i shtuar edhe dy rezultatet ndaj Interit në edicionin e kaluar, Milani u bë skuadra e parë italiane në historinë e Ligës së Kampioneve që nuk shënon në 5 ndeshje radhazi.

Milani luan dy ndeshjet e radhës në shtëpi, pasi fillimisht do të presë PSZH-në, e më pas Borusia Dortmundin para se të luajë sfidën e fundit në transfertë përballë Njukasëllit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldon me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

Mbappe

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

mario balotelli

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku është Shqipëria

rocco Vata

I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Pep Guardiola

Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

messi

Lionel Messi zgjidhet atleti i vitit 2023

arsenal

Arsenali me fitore dramatike

Sylvinjo silvinjo

Alarmon Shakohoxha: Shqipëria ende s’e ka vazhduar kontratën me Sylvinhon, ai është i tundur nga ofertat tjera

Screenshot_2023-12-05-18-54-11-222_com.facebook.katana-edit

Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova kërkon mbështetje për kampionatin evropian

INFO

NA NDIQ