Milani ka vendosur: do t’ia paguajnë klauzolën Bolognës për Zirkzee…

Picture of INA
INA

07/06/2024

Ibra e pëlqen shumë, gudulis fantazinë e trajnerit të ri Fonseca me aftësinë e tij për të lidhur ndeshjen, di të jetë vendimtar në zonën e shënimit dhe është ngjitur në majën e sulmuesit të thirrur për të zëvendësuar “amerikanin” Giroud.

Joshua Zirkzee është emri i nxehtë në tregun e transferimeve të Milanit dhe bisedimet në Londër me agjentin e tij, i cili jeton në Angli, zbulojnë interesimin e lojtarit të Bolognës për zgjidhjen e kuqezinjve, edhe sepse dëshira e tij është të qëndrojë në Itali. Kuqezinjtë, të cilët kanë lëvizur me shumë bindje, synojnë ta përshpejtojnë procesin. Nuk është rastësi që raportohet se Milani e ka njoftuar tashmë Bolognën për gatishmërinë e tyre për të paguar klauzolën prej 40 milionë euro. Prandaj, nuk do të ketë nevojë për të negociuar me bolonjezët.

Gjithçka do të varet pra nga mënyra se si do të evoluojnë bisedat me Kia Joorabchian, agjent i fuqishëm i ish-Anderlecht. Kërkesat janë të larta (rreth 15 milionë euro komisione), por 19 herë kampionët italianë shfaqen të vendosur: do të bëjnë gjithçka për ta sjellë sulmuesin në Milanello sa më shpejt.

Prej disa kohësh kanë nisur negociatat mes Zirkee dhe milanezëve, por nuk janë të vetmet. Nuk ka asnjë mister që ai ishte tashmë në pamjet e Juventusit, i cili do të ketë në pankinë një trajner që e njeh mirë dhe që kontribuoi në rritjen e tij aq shumë sidomos në sezonin e sapo përfunduar.

Bardhezinjtë, megjithatë, për arsye buxhetore, synojnë të punojnë vetëm për një blerje të shtrenjtë, e cila tashmë është identifikuar në bashkatdhetarin e Joshuas, Koopmeiners.

I lindur në vitin 2001, Zirkzee po shijon pushimet e tij pasi kombëtarja e tij, Holanda e Ronald Koeman, ka vendosur të mos e marrë atë në Euro 2024 mes dyshimeve të tifozëve dhe profesionistëve.

Milani e do shumë atë dhe rreziku i vërtetë drejt vijës së finishit duket se është vetëm Bayern Munich i Kompany, ish-shoku i tij i skuadrës në kohën e aventurës belge me fanellën e Anderlecht.

B.T (Dosja.al)

TË FUNDIT
7 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
19 orë
Real Madridi synon Theo Hernandezin nëse dështon transferimi i Davies
19 orë
Chelsea bën marrëveshje me Aston Villan, merr sulmuesin dhe jep mesfushorin?
19 orë
EURO 2024: Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani
19 orë
Guardiola: Këto janë shtetet favorite në EURO 2024

ME TE LEXUARA

19 orë
Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s’ka lëndime

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

belingam real madrid

Real Madridi synon Theo Hernandezin nëse dështon transferimi i Davies

CHelsea

Chelsea bën marrëveshje me Aston Villan, merr sulmuesin dhe jep mesfushorin?

euro 2024 gjermani

EURO 2024: Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Pep Guardiola

Guardiola: Këto janë shtetet favorite në EURO 2024

kombetarja-768x486

Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s’ka lëndime

struga trim lum

Skuadra strugane me përforcim të radhës

kombetarja ivan balliu

Mediet italiane zbulojnë lojtarin më të rëndësishëm te Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia

shqiperia euro 2024

Çka do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

INFO

NA NDIQ