Skuadra e Milanit është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.
‘Rosonerët’ e kanë eliminuar Genoan, pasi e kanë mposhtur me rezultat 3-1 vetëm pas vazhdimeve, ngase koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Golat për ‘Kuqezinjtë’ i realizuan Olivier Giroud, Rafael Leao dhe Alexis Saelemaekers, kurse për mysafirët shënoi Leo Ostigard.
Në çerekfinale Milani do të takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese.