Milani planifikon që ta shmangë interesimin e PSG-së për Leaon

Milan nuk dëshiron që ta marrë prezencën e Rafael Leaos si të garantuar në skuadër dhe raportohet që ata kanë një plan se si t’i shmangën interesimit të Paris Saint-Germain për të

Sulmuesi 23 vjeçar, portugez, ishte njëri nga liderët në fushë për skuadrën e Stefano Piolit të cilët fituan Scudetton sezonin e kaluar, ku shënoi 11 gola dhe bëri 10 asiste në 34 ndeshje të Serie A. Leao është duke u rritur në një yll të vërtetë të Milanit, e cila arsye ka bërë që Luis Campos ta dëshirojë atë në Paris.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, transmeton GazetaExpress, Milan janë duke shikuar për të nënshkruar një kontratë të re me Leaon në mënyrë që ta shmangin interesin e PSG-së. Ata janë të vetëdijshëm se kanë nevojë që t’i ofrojnë atij një pagë 7 milionë euro në sezon, ashtu si ka kërkuar agjenti i lojtarit.

Për momentin, Kuqezinjtë nuk kanë interes ta shesin 23 vjeçarin në PSG dhe ata janë të mbrojtur nga një klauzolë e tij e lirimit me vlerë 150 milionë euro, por kontrata Leaos skadon më 2024 dhe është e kuptueshme për ta që dëshirojnë një kontratë të re me yllin e tyre, sidomos në një kohë ku shumë lojtarë po largohen si të lirë pa kontrata, pasi po i skadojnë ato.