Milani shpallet kampion i Seria A

Milani është shpallur kampion i Seria A për sezonin 2021/22 pas 11-vjetësh, shkruan Zeri.info.

Pas fitores ndaj Sassuolos me rezultat 3-0 Milani ka siguruar titullin kampion.

Golat u shënuan nga Giroud (17’, 32’) dhe Franck Kessie (36’).

Në anën tjetër, Interi arriti të fitojë ndaj Sampdorias me rezultat 3-0, por jo edhe titullin kampion, pasi duhej që Milani të mposhtej nga Sassuolo.