Milevski dhe Elmas flasin para takimit me Ishujt Faroe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Mars, 2023

Në prag të ndeshjes së nesërme kontrolluese ndërmjet Maqedonisë dhe Ishujve Faroe në arenën “Todor Proeski” në Shkup, seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Elif Elmas folën para gazetarëve në konferencën për mediat.

Bllagoja Milevski – Seleksionues i Maqedonisë:

“Ndeshja kundër Ishujve Faroe nuk duhet të jetë ndryshe nga asnjë tjetër. Të gjithë ata që janë këtu dhe që do të performojnë e dinë këtë dhe duhet të bëjnë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Dimitrievski, Zajkov dhe Musliu nuk janë në dispozicion, por të gjithë të tjerët janë gati. Në tetë ndeshjet e fundit, kundërshtarët kanë vetëm një disfatë, kanë mundur Turqinë dhe kjo flet shumë se në ditët e sotme nuk ka përfaqësuese të lehta.

“Duhet të jemi të fokusuar Nuk ka favorit në futbollin e sotëm. Në një ndeshje si kjo do të provojmë variante të ndryshme që do të na ndihmojnë për ndeshjet e radhës”.

Elif Elmas – Reprezentues i Maqedonisë:

“Të gjithë që jemi në përfaqësuese e japim maksimumin për Maqedoninë. Ashtu do të jetë edhe me Ishujt Faroe. Jam gjithmonë i motivuar për ekipin përfaqësues. Fakti se Napoli është aty ku është, qëndron aty dhe tani është e parëndësishme, po mendoj vetëm për Maqedoninë. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin”.

“Nesër kemi një sfidë në të cilën do të japim maksimumin, sepse mendoj se Ishujt Faroe kanë një sërë rezultatesh të mira. Por ne do te dalim ne fushë për ta bërë atë që kërkon seleksionuesi”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

GUERRERO

Bayern Munchen arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

barcelonaa

Barcelona reagon pasi Messi zgjodhi ti bashkohet Inter Miamit

bad news eagles

BNE-ja mposht një tjetër ekip serb

futboll

Shqiptarët shpërthejnë me gola në Turqi

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

kombetarja

Sylvinho kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Moldavisë, formacion sulmues nga tekniku brazilian

Pep Guardiola

Guardiola: Në Stamboll, për të bërë realitet ëndrrën

kroacia futboll
Kante-600x360

Edhe Kante drejt Arabisë Saudite

INFO

NA NDIQ