Milikija: Ja çfarë punuam për Haraçinën

0

Te nderuar bashkevendas, te nderuar banore te komunes sone!
Jemi ne dyvjetorin e mandatit tone, dhe deshta te ndaj me Ju disa nga arritjet tona. Nje eshte e sigurte, se per nje periudhe kaq te shkurter, po arrijme t’I zgjedhim problemet e shtresuara per 30 vitet e kaluara ne vedbanimet e Komunes se Haracines.
Jemi munduar te jemi gjithmone transparent me banoret, ndersa Ju jeni deshmitare se disa nga aktivitetet tona, po shkojne sipas parishikimeve, dhe per kete jemi shume te lumtur.
I kuptojme disa prej oponenteve politik lokal, se mundohen t’i minimizojne keto arritje, por kete e bejne vetem me “fjale”, pasi ndryshimet qe I kemi ndermarre per nje Haracine modern, nuk ka fuqi qe mundet me i ndale. Psh disa nga komentet ne postimet e fundit ne facebook, ishin se “keni nenshkru projekte, por kur do te filloni me realizim”?. Pergjgjen e keni ne fund te ketij mesazhi, se kur do te realizohen projektet vitale ne terren, pasi te njejtat I kemi nenshkruar dhe tani fillojme implementimin. Gjate kesaj periudhe, I kemi dhene rendesi te vecante Kanalizimit, Ujit, Shkollave, rrugeve qe nuk jane prekur per shume vite, punesimeve, dhe gjithcka tjeter qe eshte e nevojshme per nje Haracine me te mire. Une mendoj se per kaq kohe te shkurter, kemi arritur shume. Nese e lexoni kete shkrim deri ne fund, edhe pse pak I gjate, do ta kuptoni angazhimin tone. Do ta kuptoni se sa kohe, perafersisht duhet per cdo iniciative, dhe shume me teper kur kemi iniciativa komplekse, sic per shembull ka qene kanalizimi dhe Uji per pije.
Kundershtaret politik, qe nuk ja duan te miren vendbanimit tone, pasi kane qene ne krye te komunes, ju e dini me se mire se cka kane arritur. Ne krye te komunes kane qene qe nga PPD, PDSH (apo Aleanca e sotshme), BDI, Demokraca Re! Me nje fjale, kane qene krejt partite dhe nuk kane mundur te bejne dicka te madhe. Tani ata duan t’ju bindin juve, se ne per kaq kohe te shkurter, (per dy vite) kemi mund te bejme me shume, apo te bejme dicka me shpejte, qe nuk eshte e vertete. Ata mundohen t’ju bindin Ju se nese komuna sot e merr pushtetin, neser me “shkop magjik duhet te zgjidh cdo problem”!. Kjo eshte genjsheter, pasi cdo problem, duhet te kuptojme se do kohe deri ne realizim, pasi ne jemi Komune , pra duke qene institucion publik (dhe jo firme private, pasi insittucionet publike kane procedura), kerkohet edhe respektim I procedurave.
Varesisht prej madhesise dhe peshes se nje projektit, koha qe eshte ne dispozicion per nje projekt deri ne ralizim te plote ( psh ne infrastrukture), nganjehere koha e nevojshme perafersisht eshte prej 16 deri ne 22 muaj, pra deri ne ralizim te plote. Ne jemi perpjekur hapat dhe kohen e nevojshme qe nevojitet per realizimin e nje projekti, ta paraqesim si me poshte, qe ta kuptoni se nuk zgjidhen problemet me“shkop magjik”, por me pune konkrete sic jemi duke pune gjate kesaj periudhe. Rasti I fundit per shembull, me Shetitoren, e kemi paraqitur kete projekt ne dimension kohore dhe me hapa konkret (njejte kane kaluar edhe projekti i Kanalizimit dhe Ujit ne Mojance). I kemi identifikuar dhjete faza me projketet qe I kemi fituar, dhe perafersisht koha e nevojshme qe nevojitet per cdo faze, apo totali I nevojshem eshte perafersisht prej 16 deri ne 22 muaj, nese nuk perseriten ndonje hap, perndryshe mund te ndryshoje.
Fazat nga fillimi I nje projekti, e deri ne implementim.
1. Faza pare, eshte krijimi i idese, per cfar projekti kemi nevoje si komune. Psh ndertimi i nje Shetitoreje, ne zonen prane shkolles se Haracines. Duke qene si komune, dhe duke kerkuar mendime dhe konsultime nga me shume burime, krijimi i idese eshte hap shume ie rendesishem dhe mund te marre kohe. Ne kete faze zhvillohet ne leter projekti ideor. Kjo merr kohe, psh deri minimum 1 muaj.
2. Faza e dyte, eshte identifikimi I burimeve te financimit, kush mundet ta financoje idene ,kush mundet ta mbeshtese financiarisht (psh si ne rastin e projektit te fundit, kush mundet ta financoje Shetitoren?). Koha ne dispozicion nga nje deri ne 3 muaj.
3. Faza e trete, zhvillimi I projektit themelor. Ketu krijohet projekte me specifikate teknike, me cdo detal, p.sh. sa kilometra do te jete e gjate Shetitorja, sa do te jete gjeresia,sa do te jete niveli mbi toke, ku saktesisht vendosen uleset, ku vendoset dritat, ku eshte staza per kembesore, ku eshte per bicikleta, etj. etj. Ne kete faze, krijohet edhe buxheti, sa kushton i tere projekti, me gjithe detalet teknike. Kjo faze merr kohe diku perafersisht 3 muaj.
4. Faza katert eshte aplikimi me projektin qe eshte krijuar. Duhet plotesuar te gjitha informacionet qe donatori kerkon ne lidhje me mundesine e financimit. Psh Agjencia e Bujqesise, hap konkurs per financimin e iniciativave te ndryshme, dhe pranon aplikacione, per nje periudhe te themi deri 3 mujore, pasi gjate asaj kohe eshte e hapur mundesia te aplikojme tek Agjencioni.
5. Faza peste, pasi mbyllet koha e aplikacioneve tek donatoro, atehere Donatori, I vlereson projektet se cili projekt mund te financohet dhe cili projekt nuk financohet. Shumica e aplikuesve edhe mund te refuzohen, apo te mos perkrahen. Psh mund te jene 500 aplikacione/projekte, dhe te mbeshteten vetem 100 projekte. Kjo periudhe gjithashtu zgjate prej 1 deri ne 3 muaj. Ne jemi me fat, apo meritore, pasi cdo projekt, dhe cdo aplikacion e kemi fituar.
6. Faza e gjashte, nese fitohet projekti, atehere nenshkruhet kontrata midis aplikuesit (ne rastin tone Komuna), dhe donatorit (ne rastin e Shetitores Agjencioni Bujqesise). Dy jave deri 1 muaj.
7. Faza e shtate, eshte kur perfituesi, ne rastin tone komuna, pasi ka nenshkruar kontraten, duhet te shpalle tender per te kerkuar implementues te projektit. Kjo periudhe zgjate gjithashtu prej 1 deri 2 muaj. Ne raste me te rralla, psh nese perseritet tenderi, psh nuk eshte paraqitur asnje ofertues, mundet prap te perseritet e tere procedura, dhe kjo e stergjate edhe per 2-3 muaj shtese te gjithe procesin.
8. Faza e tete, eshte seleksionimi I ofertuesit me te mire (firma me cmimin me te mire), qe do ta implementoje projektin. Natyrisht tenderimi eshte ne forme transparente, ku cdo firme mund te aplikoje. Deri ne 1 muaj.
9. Faza nente, eshte nenshkrimi I marrveshjes me firmen qe ka fituar tenderin per implementim, dhe percaktimi I afatit apo kohes se kur duhet te nisin aktivitetet ne terren, dhe kur duhet te mbarojne ato. Dy jave deri ne 1 muaj.
10. Faza dhjete, eshte puna ne terren nga ana e firmes perfituese, dhe perfundimi punimeve. Varesisht nga marrveshja dhe koha qe eshte ne dispozicion per implementimin e projektit.
Krejt ne fund, nje permbledhje, projektet vitale, sic jane Kanalizimi dhe Uji, jemi shume te lumtur se jemi ne fund te ketij procesi, dhe shume shpejte fillojne punet ne terren. Pavaresisht se kemi punuar shume qe nga ardhja jone ne pushtet.
Haracina po ndryshon!
Dy vjet mandat, punet e tridhjete vieteve te kaluara po kryhen!
Milikije Halimi
Kryetare e Komunes se Haracines