Milioneri ish-shefi i shërbimit sekret bën dasëm, marton djalin dhe në anën tjetër shijon lirinë

Djali i madh i ish-drejtorit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov ka bërë një dasëm glamuroze këtyre ditëve në një nga lokalet ekskluzive të Shkupit.

Bëhet fjalë për Jordan Mijalkov i cili është martuar me Anastasian, të cilët kanë pasur një dasmë të mrekullueshme me të afërmit dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Fotot nga dasma ishin në profilin e vjehrrës Aleksandra Mijalkova, e cila i qëndroi besnike stilit të saj të njohur dhe shkëlqeu në një fustan koktej të zi elegant. Momente nga dasma ka publikuar revista Magazina Femërore.

Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov po vazhdon të shijon lirinë, duke mos vuajtur burg në rastet e gjykuara për veprime të paligjshme nga ish-Prokuroria Speciale. Së fundi ai në hetimin “Perandoria” për larje parash është dënuar me tre vjet burg efektiv, pasi që ka pranuar fajin në marrëveshje me prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska.

Këto ditë, gjykatësi për zbatim të sanksioneve duhet t’i dorëzojë akt referimi për në burg, a Mijallkovit do t’i konfiskohet pronë e patundshme prej rreth 30 milionë eurove në dobi të shtetit. Gjithashtu, do t’i konfiskohen edhe gjashtë milionë euro, para të gatshme. Mijallkov vlen si një nga personat më të pasur në Maqedoninë e Veriut, që disponon biznese në hotelieri me hotelin “Marriot”, biznese në fushën e naftës, patundshmëri si dhe sfera të tjera. (INA)