“Ne jemi të gatshëm për evitimin e përshkallëzimin e marrëdhënieve në kushte të caktuara. Kthimi në situatën e dhjetë ditëve më parë nuk na kënaq. Konkretisht kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve atje – nëse nuk arrihet kjo, atëherë kemi të bëjmë me represion konkret”.
Kështu shpjegon në një intervistë për BTV, ministri aktual bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov, i pyetur se si mund të normalizohen marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Sipas tij, kushti më i rëndësishëm është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Ai tha gjithashtu se në Maqedoni ka propagandë serioze antibullgare dhe se në rastin e të rrahurit Hristijan Pendikov, policia maqedonase po merr në pyetje aktivistët e klubeve bullgare, në vend të sulmuesve të vërtetë.
“Është një problem serioz. Në vend që të kërkojnë sulmuesit, aktivistët e klubeve merren në pyetje nga policia dhe nuk e dinë nëse janë thirrur si të akuzuar apo si dëshmitarë të asaj që ka ndodhur në klub”, thotë ai.
Milkov thotë se nuk pajtohet me qëndrimin e presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski se rasti i rrahjes së Pendikovit po përdoret për qëllime të brendshme politike në Bullgari.(INA)