Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me integrimin e Maqedonisë së Veriut ka qenë i qartë që në fillim. Këto janë kritere që duhen plotësuar dhe pa përmbushjen e tyre nuk mund të themi po. Asnjë ndryshim nuk kërkohet. Kur të ndryshojnë sjelljen e tyre, atëherë do të japim dritën jeshile për integrimin e tyre.
Kështu ka thënë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Nikollaj Milkov, në aeroportin e Sofjes teksa po prisnin aeroplanin qeveritar me bullgarin e rrahur në Ohër, Hristijan Pendikov.
“Për momentin padyshim që nuk është e mundur, kam ndjesinë se gjërat do të përshkallëzohen pavarësisht përpjekjeve që po bëhen për të qetësuar situatën. Ky nuk është vetëm qëndrimi bullgar, por edhe ai evropian. Këto kritere janë të përcaktuara në dokumentet e miratuara nga BE-ja, nga të gjitha vendet anëtare, nga parlamenti ynë dhe nga parlamenti në RMV”, shtoi ai.
Sipas tij, sulmuesit janë identifikuar, por nuk e di nëse ata janë ndaluar.
“Ka dëshmitarë për të gjithë këtë dhe është qartazi një krim urrejtjeje sepse dëshmitarët pretendojnë se Pendikov është fyer si bullgar. Nuk mund të thuhet se ishte një mosmarrëveshje e brendshme apo diçka që kishte të bënte me ndonjë skandal në një pijetore”, sqaroi kreu i diplomacisë.(INA)