Millan Radoiçiq lirohet nga mbajtja, i ndalohet shkuarja në Kosovë

Picture of INA
INA

04/10/2023

Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiqin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje, ka njoftuar Gjykata e Lartë në Beograd.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Me vendimin e 4 tetorit, atij i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

TË FUNDIT

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Kush janë emrat që po përfliten për Big Brother VIP Albania 5

VIDEO/ “Paradë me armë që si keni parë kurrë”, Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË