Milloshoski: Jam skeptik se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030

INA
INA

25/10/2023

Nga pushteti subjekti i ndryshimeve kushtetuese po anashkalohet sepse nuk kanë fusha suksesi. Nëse flasim për arsimin, nuk ka tekste shkollore, nëse flasim për pensionistët, ka pakënaqësi, nëse flasim për financat, ka shumë borxhe, nëse flasim për komunat, ka subvencione dhe mbështetje të dobët për komunat. Ata nuk kanë tema të tjera dhe ne nuk kemi ndërmend të votojmë për amendamentet kushtetuese siç janë ato nën shantazh nga shteti i tretë dhe mbesim në atë qëndrim, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Sa i përket zgjedhjeve, Miloshoski për “Kanal5” tha se OBRM-PDUKM propozon një zgjidhje të denjë, që ato të jenë në një afat të përbashkët, gjegjësisht që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të përkojë me zgjedhjet parlamentare dhe për këtë ekzistojnë tre arsye.

“Për të mos shpenzuar shuma të mëdha, kushton 9-10 milionë euro për cikël zgjedhor, së dyti të ketë një pjesëmarrje më të madhe që të mos ketë krizë kushtetuese sepse zgjedhja e presidentit kërkon census prej 40% dhe nuk e lehtë për t’u arritur kjo, me këto fenomene të lindjeve të ulëta dhe imigrimit të madh dhe arsyeja e tretë është se ne mendojmë se zgjedhjet e përbashkëta do të kursenin kohën e shtetit sepse të gjitha institucionet, komunat, spitalet, ndërmarrjet, institucionet kur ka një cikël zgjedhor janë në bllokim sepse ka disa ndalime për blerjet. Nëse ka zgjedhje të përbashkëta, ai cikël do të përfundojë deri më 8 maj, në vend që vendi të jetë në ngërç deri në festën e Ilindenit”, theksoi Milloshoski.

Lidhur me zgjerimin e BE-së për anëtarësim të plotë, ai theksoi se aktualisht nuk është prioritet për disa shtete anëtare të BE-së dhe prandaj Maqedonia duhet të fokusohet në detyrat e shtëpisë.

“Jam skeptik se deri në vitin 2030 jo vetëm Maqedonia, por edhe ndonjë vend tjetër nga rajoni, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do të bëhen anëtare të plota. Për këtë ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e shoqërisë sonë dhe sistemit në Maqedoni”, tha Milloshoski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ