Qëndrimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit është i vetëm dhe ai do të thotë se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat apo legjitimitet demokratik për të hapur apo ndryshuar Kushtetutën pa e pasur vërtetimin për atë dhe ofertë të zgjidhjes në zgjedhje, për çka janë deklaruar qytetarët, tha në konferencën e sotme për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, pas takimit me Manuel Saracin, të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
“Tema e dytë që hapëm ishte se është një paradoks i dhimbshëm në një kohë kur diskutohen tema politike që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, njëkohësisht në të njëjtën sallë keni një seancë të Komisionit për Çështje Evropiane, ku flamuri evropian përdoret për të fshehur ndoshta shkallën më të lartë të korrupsionit të dokumentit sekret, i nënshkruar nga Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, për të ashtuquajturat pjesë të korridoreve. Një gjë tjetër që u përmend është se kemi ndarë shifrat që thonë se 85 për qind të popullit të Maqedonisë janë kundër një shantazhi të imponuar të tillë dhe kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Milloshoski.
Ai informon se Saracinit i është thënë se organizatat serioze joqeveritare të shoqërisë civile, që merren me integrimet evropiane kohë më të gjatë, tregojnë se vlerësimi i tyre është se kjo nuk do të jetë as kërkesa e parë, e as e fundit, apo shantazhi nga ana e Bullgarisë dhe prandaj duhet të trajtohet me kujdes ndaj këtij vendimi të pakuptimtë të ndërmarrë, që të mos përballemi me një bllokadë të dytë, të tretë apo të katërt, shantazh që do të vijë në kurriz të disa çështjeve historike.