Milloshoski reagon pas emërimeve për konsuj: “Xhuboks” diplomatik!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2022

Vendimi për emërimin e prezantueses Besmira Ejupi për konsull të përgjithshëm të Maqedonisë në Nju Jork është në kundërshtim me Ligjin për Punë të Jashtme, thotë Antonio Milloshoski, deputeti i VMRO-DPMNE-dhe kryetar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme.

A është bërë Nju Jorku një xhuboks diplomatik, pyet ish-ministri i Jashtëm maqedonas Milloshoski në profilin e tij në Facebook.

“Në nenin 49 të ligjit fillimisht thuhet se si rregull konsull i përgjithshëm emërohet diplomati me titull të lartë diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme. Si përjashtim, nëse nuk është diplomat karriere, atëherë ai duhet të jetë një person i afirmuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Besmira Ejupi mund të jetë ambicioze, por nuk i plotëson kushtet ligjore për Konsulle të Përgjithshme, sepse nuk është as diplomate me titull të lartë në Ministrinë e Jashtme dhe as nuk kemi vënë re që është person i afirmuar në politikën e jashtme. E njëjta gjë vlen edhe për Petrit Musliun, të cilit i është plotësuar dëshira për të qenë konsull i përgjithshëm në Çikago. Edhe ky vendim i qeverisë është i kundërligjshëm, sepse Petrit Musliu nuk është diplomat me titull të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe as personazh i afirmuar në marrëdhëniet me jashtë. Fakti që kunati i tij Kaevski është deputet i LSDM-së, apo që babai i tij (Albert Musliu) është analist pro-qeveritar i debateve televizive, nuk mund të jetë bazë për relativizimin e kushteve ligjore”, tha Milloshoski.

Ai i referohet edhe propozimit të tretë, për Ljubomir Frckoskin:

“Këto vendime të kundërligjshme për konsujt e përgjithshëm mund të ndërlidhen me emërimin e diskutueshëm të profesor Fërçkoskit për ambasador në OKB në Nju Jork, të cilin Uashingtoni zyrtar e refuzoi me vërejtje serioze për ambasador në Amerikë (SHBA). Suma sumarum, rezulton se Nju Jorku është kthyer në një xhuboks diplomatik ku dëshirat e të “përkledhurve” të qeveritarëve janë më të rëndësishme se dhjetëra profesionistë të Ministrisë së Jashtme që ndërtojnë karrierën e tyre prej vitesh dhe nuk kanë një shans të drejtë”, ka shkruar Milloshoski.(INA)

TË FUNDIT
53 minuta
BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare
2 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
3 orë
“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)
3 orë
Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë
5 orë
Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

ME TE LEXUARA

12 orë
Hovenier: Mbështesim popullin e Kosovës, kemi mospajtime me qeverinë
1 ditë
Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump
9 orë
Jugu i Shqipërisë shtrenjtohet si kurrë më parë, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë
1 ditë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
5 orë
Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës
11 orë
Temperaturat kapin ekstremin 42 gracë C, parashikimi i motit për këtë javë
1 ditë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
9 orë
Kompanitë e sigurimit në Shqipëri ja sa miliona euro fituan gjatë 2023

LEXO MË SHUMË

ushtria shqiptare

BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare

dasma

Sa para po harxhohen për dasma?!

arben taravari

“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

hakim musa besar durmishi

Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Fatmir Dehari

Koalicioni i BDI-së me turqit, boshnjakët dhe romët, Dehari: Strategji e qëlluar, si asnjëherë më parë u arrit fitore e madhe

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

dasma krisma

Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

INFO

NA NDIQ