Miloshoski flet për Grupin e Zjarrit dhe deputetin Rexhepi

Për stabilitetin e shumicës parlamentare, deputeti Antonio Milloshoski thekson se shembulli i deputetit Kastriot Rexhepi është treguesi më i mirë se në shumicën parlamentare nuk ka luftë për vlera, standarde dhe reforma evropiane, por ka luftë për ndikim më të madh në pushtet apo për pozita.
“Ky është shembulli i Katstriot Rexhepit dhe turbullirat e brendshme në BDI. Unë nuk do t’i komentoja dhe do t’i lija ata të vendosin vetë se si do të përfundojnë këto trazira të brendshme, por është e qartë se lufta për pushtet dhe pozita është më e rëndësishme sesa përpjekja që qeveria të ofrojë disa zgjidhje reale për të kapërcyer më mirë këtë krizë”, theksoi Milloshoski. (INA)