Milososki: Bullgaria sonte e bllokoi Maqedoninë, e pësoi edhe Shqipëria

0

Sonte në takimin e ambasadorwve të BE-sw në Bruksel, Bullgaria bllokoi konkluzionet mbi Maqedoninë dhe jo vetëm draftin e kornizës negociuese, njoftoi ish-Ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti aktual i VMRO-DPMNE Antonio Milososki, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Lidhur me çështjet e diskutuara maqedono-bullgare, disa shtete anëtare kanë shprehur publikisht simpatinë e tyre për Maqedoninë dhe arsyetimin për fillimin e negociatave pa vendosur mosmarrëveshjet dypalëshe si standarde, sepse vendi ka marrë një rekomandim që nga 2009. Sidoqoftë, në lidhje me pasojat e mosmarrëveshjes së imponuar, e cila është një vonesë në procesin e zgjerimit të BE, duket se Bullgaria nuk është e vetme, por ka mbështetje diskrete diplomatike nga të paktën dy shtete të tjera anëtare të BE. “Në të njëjtën kohë, disa anëtarë të BE, duke përfshirë Francën, Greqinë, Italinë dhe Hollandën, janë kundër miratimit të konkluzioneve dhe / ose një kornize negociuese vetëm për Shqipërinë individualisht,” shkroi Milososki në Facebook.

Ai tregon se presidenca gjermane ka pezulluar diskutimin për shkak të mungesës së konsensusit dhe tema e zgjerimit do të rihapet në takimin e COREPER në 7 dhjetor. (INA)