Milot Rashica e zhvilloi stërvitjen e parë me Besiktasin

ina-online
ina-online

18 Gusht, 2023

Rashica e zhvilloi stërvitjen e parë me Besiktasin. Milot Rashica e ka nisur eksperiencën e re në Turqi.

Futbollisti kosovar e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me ekipin e ri, Besiktas, shkruan “Gazeta Express”.

Vushtrriasi ishte mbrëmë prezent në stadium në fitoren e Bardhezinjve ndaj FK Neftchit me rezultat 2:1, ndërsa u prit me brohoritje dhe si hero nga tifozët e gjigantit turk.

Ndërsa sot futbollisti i deridjeshëm i Norwichit iu bashkua ekipit në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në Superligën turke.

27 vjeçari është i vendosur për t’i treguar vlerat e tij edhe në Besiktas, njëjtë siç bëri në sezonin e kaluar në Galatasaray, ku ishte i huazuar për një vit.

Sidoqoftë, klubi Verdh e Kuq u tregua i ngathtë dhe e zhagiti punën, ndërsa Besiktasi u tregua më i shkathtë duke e transferuar atë pak ditë më parë, shkruan Gazeta Express.

Rashica i kushtoi klubit nga Stambolli 5 milionë euro, ndërsa nënshkroi kontratë katërvjeçare me një rrogë vjetore prej 2 milionë eurosh.

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit do ta synojë titullin e kampionit të Turqisë me Besiktasin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

caci-xavi-hernandez

Xavi me kontratë të re te Barcelona

ronaldo

Cristiano Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

nagelsman

Gjermania, Nagelsmann: Këtu, për të fituar Europianin

degea

De Gea po mendon pensionimin

inter

Fond i Lindjes së Mesme, gati për të blerë Interin

kombetarja

UEFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Poloninë…

caci-xavi-hernandez

Xavi zgjat kontratën me Barcelonën

fc shkupi

Voska përballet me Shkupin, Vardari me Gostivarin

Messi Mesi Inter Miami

“I vetmi argjentinas që nuk mori mirënjohje nga klubi”, Messi zbulon hatërmbetjen me PSG

INFO

NA NDIQ