Mimoza Kusari jep prognozën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit

Mimoza Kusari-Lila në Pressing ka dhënë prognozën e saj elektorale. Ajo mendon se VV, pjesë e listës zgjedhore të së cilës është dhe vetë ajo, do të marrë 54 deri 56 për qind të votave.

“Jam shumë-shumë e bindur se diaspora kanë me ndryshuar rezultatin, kanë me qenë pjesë e shkrimit të historisë së re të Kosovës”, thotë Kusari-Lila.

“Unë besoj se ka me shku prej 54 deri në 56 për qind me vota të diasporës’, tha Kusari-Lila.

Por cila do të jetë partia e dytë sipas Kusari-Lilës?

“Lufta po shihet se është evidente në mes të PDK’së dhe LDK’së”, tha ajo.

‘Nuk po shoh energji te PDK’ja, po e shoh shumë inert të z. Hoxhaj dhe të tjerëve dhe mohimin e vazhdueshëm te LDK’ja”, theksoi Kusari-Lila.

“Me siguri përfundi gjysmës së votave të Vetëvendosjes ka me i pas i dyti”, shtoi ajo.

“Cili të është i dyti 22 për qind ka me i marrë”, tha ajo.

“AAK në ramje të lirë janë”, shtoi Kusari-Lila.

‘AAK 6 për qind nëse e ruajnë Deçanin”, tha ajo.

Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila nuk beson se Nisma do e kalojë pragun zgjedhor.