Mini-shengeni ballkanik, Basha: Dështimi me BE nuk zëvendësohet nga propaganda anti-europiane

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Ohër për mini shengenin ballkanik. Në një status në rrjetet sociale, Basha i quan deklaratat e Ramës propaganda anti-evropiane.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë”, shprehet Basha. Sipas tij lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. “Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, mbyll reagimin lideri i opozitës.