Minishengen apo Sërboshengen?!

Nga prof. Dr Xhevdet NASUFI

Rama luan në karten, çdo çudirë zgjat vetëm tre ditë, kurse shqiptarët luajn me karten, Minishengeni nuk më prish punë mua. Andaj Minishengeni i nisur nga Rama dhe Vuçiqi as që bëri stend by për rishikim për shkak të mospërputhjeve të frigshme dhe të arsësyshme brendashqiptare, pasi Rama dje në Shkup e nënshkroj marëveshjen për Minishengenin, apo srboshengenin dhe tani është i bindur në slloganin e cituar serb. Këtë e dinë edhe më mirë Ali Ahmeti,i cili është partneri më i mirë shqiptar në këtë histori rrugëtimi të Ramës, pasi i dha prokuren Zaevit që edhe në emër të tij e shqiptarëve të Maqedonisë të nënshkruaj këtë akte kontraverz.

Miq të dashur,institucioni i kryeministrit është i nderuar, është përgjegjësi kombëtare,veçmas në Ballkanin e trazuar dje,sot ,të shpresojm jo edhe nesër, andaj apostrofimin e kryeministrit shqiptar nuk e bëj me vullnet. Historia politike na mëson se shumica e politikanëve të tranzicionit manipulojn me demokracit e brishta,manipulojn me mjerimin, vuajtjen dhe varfërin e qytetarëve. Andej, Ali Ahmeti pothujse më shumë se njëzet vjet është në pushtet, kurse Rama dhe Vuçiqi njejtë me dallimin: Ahmeti është i kënaqur me përfitime të vogëla që i “falin” të fortit e VMRO-së dhe LSDM-së, kurse Rama dhe Vuçiqi janë realisht më të fortit e Ballkanit që manipulojn edhe demokracin në vëndet e tyre, duke bërë autoritarin edhe me funksionet e shtetit dhe institucionet e tij.

Miq të dashur,fjala e rastit e Ramës në Shkup u përcoll me duertrokitje.Siç duket, ky miratim nuk ishte nga shqiptarët. Si ish zëvëndëskryeministër dhe ministër që kam qënë në Maqedoni, sinqerisht do shqetsohesha nga kjo duartrokitje,jo për shkak të mungesës së guximit, por për shkak të vox populi,vox dei.Kjo duartrokitje i atribohet edhe Ahmetit dhe ministrave të tij që u rradhiten në forumin e Shkupit dhe që Zaevit i dhanë rolin e aktorit të mirë në teatrin e Minishengenit.

Në diskursin e stilit të tij Rama pati edhe batuta të papërshtatshme,por siç duket i tërë diskursi ishte vetëm uverturë për ta sulmuar Kurtin dhe Kosovën. Sikur e tërë kjo ti thuhej Kurtit në Tiranë apo Prishtinë do kuptohej drejtë dhe vëllazërisht. Mendoj se për diskurs të këtill nuk ishte as vëndi, as koha e duhur. Nëse Albini sulmoj Minishengenin si ide mes shteteve respektive, këtë nuk e bëri personale. Prandaj vlerësimet e Ramës ishin të rënda,të pamatura për liderët e shkëlqyer të Kosovës dhe vet Kosovën. Vlerësimi se ata jetojn me të kaluarën dhe historin, është më së pakti cinizëm, mosnjohje e realitetit, për të mos thënë më shumë.

Brengosja për këtë që ndodhi në Shkup është e frigshme për kah pasojat e mundshme në dy drejtime: Së pari, për kah goditja shtetsinë e Kosovës; Së dyti për kah margjinalizimi i skajshëm i ekonomisë shqiptare e cila edhe kështu siç është sot në raportin import eksport me Serbinë është tejet,tejet e disfavorshme. Kjo dubiozë e thell nuk mbulohet me bon ton politik dhe diplomatik.

PSE KJO BRENGË GJITHSHQIPTARE?

Semantika e shqetsimit është shumdimenzionale por të veçojm:
• Minishengeni po ndodh pas vendimit mohues të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hapur konferencat e para ndërqeveritare integruese me BE; Vetvetiu është kjo indikacion;
• Minishengeni po ndodh pas qeverisë Kurti 2 i cili shprehimisht është deklaruar kundër tij;
• Minishengeni po ndodh pas një agjende të ngjeshur dhe intenzive të faktorit ndërkombëtar (SHBA dhe BE) për dialogun Kosovë-Serbi, por edhe agjendën intenzive ndërkombëtare të krerëve politik të Kosovës (Osmanit,Kurtit, Grvallës).
• Duke analizuar logjikisht,Minishengeni ballkanik me apo pa dashje e defaktorizon dhe defokuson Kosovën karshi dialogut me Serbinë;
• Minishengeni fshinë historin e dhimbshme shqiptare nga serbomëdhenjët, bile duke mos shpreh as kërkimfaljen morale për gjenocidin e fundit,për krimet makabër të luftës, për të pagjeturit, për më shumë se 20 mijë femra të dhunuara mizorisht dhe armiqsisht;

Dhe pas të gjithë këtyre katraurave shtrohet dilema: Si është e mundur Kosovës ti bëhet ofertë për union me Serbin gjersa Kushtetuta e po këtij vendi taksativisht definon teritorin e shtetit të Kosovës si teritor të Serbisë? Vall,bashkangjitja e Kosovës Minishengenit nuk është në fakt lejekalimi i Serbisë për të hyrë në Bashkimin Europian? Mendoj se po,sepse lejekalimin për në NATO e mer nga Rusija.

Rama në Shkup tejkaloj kornizen diplomatike edhe për një detal tjetër të rëndësishëm kur në paraqitjen solemne: Qortoj Malin e Zi dhe Bosnjën. Kjo, sepse harroj historin edhe në këtë rast: Gjersa Mali i Zi mezi i shpëtoj destabilizimit nga fuqit proruse dhe proserbe para pranimit të saj në NATO,në Bosnjë funksionon edhe më tej Srpska Rebublika si krijesa më e shëmtuar në Europ me implikime të rrezikshme për Ballkan e më gjërë si shtet-kukull që bashkfrymon me Serbin.

Dhe në fund,përtej të gjithë katraurave, falja e krimit nuk është garancion për të përjetsua paqën. Prandaj,shoqërit moderne i kanë legjitimuar procedurat e dënimit të krimeve të luftës,apo shkeljen e rregullave të saj,për çka as Serbia nuk duhet të jetë përjashtim.