Ministra të moralit… me pagesë!

Picture of Ina Online
Ina Online

02/06/2025

Shkruan: Muhedin Brava

Arben Fetai dhe Azir Aliu, dy emra që sot po dalin në skenë si viktima të “tradhtisë së madhe” të Arben Taravarit. Po pse vallë? Sepse ua prishi ëndrrën e përjetësisë në qeveri? Apo sepse s’po i pyet më për gjithçka?

Hajde hipokrizi, hajde teatër!
Dje vëllezër të besës, sot gjykatës moralistë me diplomë nga “Akademia e Kolltukut”.

Po ku ishit kur Arben Taravari u përball me gjithë aparatin e vjetër? Ku ishit kur e akuzonin, e linçonin, e sulmonin? A po?! Atëherë ishit aty me përkrahje, buzëqeshje dhe selfie. Sepse ishte e leverdishme. Sot që s’ju del llogaria, papritmas u kujtuat se “po e çon partinë te BDI”?
Mos na bëni për budallenj. S’jeni as të zhgënjyer, as të habitur. Jeni thjesht të kapur në pazar.

Të tillë njerëz s’kanë kauzë por kanë çmim. Nuk kanë ideale por kanë agjendë personale.
Dhe mbi të gjitha: nuk kanë fytyrë politike por kanë maskë, që bie sapo era e pushtetit fillon të fryjë nga një drejtim tjetër.

Mos na shitni më moral me kilogram. Vetëm na tregoni ku është peshorja, që të dimë me sa gram (z)vlen “burrëria” që predikoni.

Taravari s’ju tradhtoi. Vetëm s’iu shërbeu më. E këtu mbaron gjithë revolucioni juaj.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË