Ministrat e ASH-së takim me gazetarë: Dëshmojmë qeverisje ndryshe

ina-online
ina-online

02/11/2023

Ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët kanë zhvilluar një takim me gazetarët. Lidhur me këtë takim, ASH ka informuar përmes një komunikate si më poshtë:

“Me një format krejtësisht të ri, në një atmosferë miqësore dhe në frymën e bashkëpunimit korekt e profesional, tre ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ai i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, i drejtësisë Krenar Lloga dhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, kanë realizuar një brifing me gazetarë nga mediat më të mëdhaja në vend.

Gazetarët e pranishëm në këtë takim joformal u interesuan për të gjitha temat nga tre sektorët përkatës, ndërsa ministrat dhanë përgjigje të detajuara me të gjitha sqarimet plotësuese me qëllim informimin sa më të drejtë dhe korrekt të mediave dhe përmes tyre, të qytetarëve.

Ministrat Aliu, Lloga dhe Mexhiti folën për projektet e deritanishme, planet për periudhën në vijim, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend. Ministrat potencuan faktin se gjatë periudhës sa Aleanca për Shqiptarët është në Qeveri, ka dëshmuar qeverisjen ndryshe, ka bërë dallimin në skenën politike si dhe ka vendosur praktika të reja të transparencës dhe inkluzivitetit në punën e institucioneve.

Gazetarët vlerësuan qasjen e zyrtarëve të ASH-së me opinionin, format kreative të komunikimit dhe gadishmërinë për tu përgjigjur në çdo temë dhe zhvillim, ndërsa ministrat u zotuan se kjo traditë do të vazhdojë me tendencë për tu avancuar me forma më të drejtëpërdrejta të komunikimit”, thekson ASH.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Artan Grubi Izet Mexhiti

Mexhiti: Artan Grubi po luan kumar me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë

billkasami

Kasami: Ta bëjmë edhe Maqedoninë shtet shqiptar

spital-804x380-696x329

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

IMG_6886

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, ndërroi jetë vajza e ish-ministrit shqiptar

Spitali_tetove-780x470-2

Ndalohet një punonjëse në Spitalin e Tetovës, ka inçizuar pacientë në mënyrë të paautorizuar

fatmir-besimi2

Besimi: Përmbushja e marrëveshjes për kryeministër shqiptar është investim në një të ardhme të përbashkët

Fatmir Besimi

A do të bëhet edhe kryeministër, ja çka thotë Besimi?

INFO

NA NDIQ