Ministrat e shkarkuar do të mund të marrin apanazh

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Zyrtarët që do të shkarkohen ose do të japin dorëheqjen para skadimit të mandatit, nuk do të kenë më të drejtën e kompensimit monetar, pra apanazhit për një periudhë prej tre deri në 12 muaj.

Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimet tjera të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Dispozita e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, megjithatë, nuk do të zbatohet për ministrat dhe zëvendësministrat e shkarkuar së fundmi dhe për ata që kanë dorëzuar dorëheqjet gjatë riformatimit të Qeverisë, sepse “vendimi i Gjykatës është shfuqizues, jo anulues”, informon PRESSonline.mk.

Kjo do të thotë se të drejtën për të kërkuar apanazh kanë ministrat e dorëhequr së fundmi, Nikolla Tupançevski nga ministria e Drejtësisë dhe Naser Nuredini nga mjedisi jetësor, si dhe zëvendësministri i shëndetësisë Vladimir Rendevski, ai i mbrojtjes Bashkim Hasani, Abdulshukur Abedini dhe Lulzim Aliu, të cilët prisnin shkarkimin pasditen e djeshme, para se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohej në “Gazetën Zyrtare”. Të drejtë kompensimi kanë edhe ministrat e shkarkuar nga Alternativa – Bekim Sali, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi.

Pas shfuqizimit të nenit 22 të Ligjit për paga dhe kompensime të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, të cilin e kontestoi avokatja strugane Gligorie Qatovski, ajo dispozitë nuk do të jetë më në rendin juridik, sipas Gjykatës Kushtetuese. Nga aty thonë se ajo dispozitë e Ligjit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe se ai nen nuk ka arsyetim kushtetues.

Neni 22, i cili është shfuqizuar, parashikon që zyrtarët, deputetët dhe drejtuesit që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar para kohe nga detyra, kanë të njëjtat të drejta si të gjithë zyrtarët e tjerë, përfshirë të drejtën e apanazhit.

TË FUNDIT

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!

“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

“Hondurasi ngjitet mbi Shqipërinë, Kosova rekord historik” – FIFA publikon renditjen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË