Ministrat erdhën e shkuan, Klinika e re s’u bë kurrë! Taravari thotë se ideja nuk është harruar, por s’është në planin 2025

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2025

U premtua e u përfol shumë se në këtë vend do të ndërtohej Qendra e re Klinike, por premtimet erdhën e shkuan, siç vinin e shkonin ministrat e shëndetësisë.

Avazi për Klinikë të re, ka 15 vjet që zgjat.

Në mesin e shumë premtimeve për një Qendër të re Klinike dhe shumë opsioneve për lokacionin, në fund u vendos që lokacion më i përshtatshëm është Vele Pole në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Këtu do të ndodheshin të gjitha Klinikat në një vend bashkë me Fakultetin e Mjekësisë dhe qytetarët do të mund t’i merrnin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Çdo ministër i ri që vjen në krye të Shëndetësisë vjen me një ide të ndryshme për një objekt të ri për Qendrën Klinike Universitare, duke anuluar kështu projektet e qeverisjes së mëparshëm, duke filluar procedurat nga e para dhe kështu tash e 15 vjet qytetarët kanë dëgjuar vetëm për klinikë të re, por në realitet nuk është bërë asgjë.
Në vitin 2010, kur Bujar Osmani ishte ministër i Shëndetësisë, shpalosi idenë për një qendër të re klinike, e cila do të kushtonte 450 milionë euro. E më pas për Klinikë të re në vitin 2016 u lëvdua ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri Nikolla Todorov, thanë se do të kushtoj 72 milionë euro. Me ardhjen në funksion të ministrit të ri Arben Taravari në vitin 2017 u bë revizion, kjo ide u hodh poshtë dhe u ripremtua për ide më të mirë për kampusin shëndetësor. Tre vjet më vonë në 2020 ministri i ri Venko Filipçe tha se objekti do të ndërtohen në Gjorçe Petrov të Shkupit, me vlerë rreth 500 mijë euro, por ligji u bllokua në Kuvend nga opozitarja VMRO-DPMNE me 2000 amendamente. Prioritet ndërtimin e një Klinike të re e kishte edhe pasardhësi i Filipçes Bekim Sali, në vitin 2022 përmendi lokacione dhe formoi grup punues, por përsëri asgjë.

Edhe Qeveria aktuale ka një premtim të ri! Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, thotë se e mbështetë idenë për Qendër të re Klinike, por më vonë, sepse tani ka prioritet spitalin e Kërçovës dhe Shtipit.

“Jo nuk harrohet por nuk duam të premtojmë diçka që nuk mund ta realizojmë 2025. 2025 premtimet tona janë Kërçova dhe Shtipi, të fillohen, jo të kryhen por të fillohen sepse do të më pyesni në fund të vitit pse nuk e kryet, nëse shkon mirë Kërçova dhe Shtipi, presim që të kemi oferta, ide se si ta realizojmë këtë, e pas asaj në qoftë se shkojnë për dy vjet punët mirë, mund të mendojmë në 2026-2027 eventualisht për Qendër të re Klinike, tani për tani për vitin 2025 nuk jemi duke menduar”, tha Arben Taravari.

Në kompleksin ekzistues të klinikës “Nënë Tereza”, në vit frekuentojnë mbi 800 mijë pacientë. Për më tepër, ndërtesat e klinikës nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që rezulton që pacientët të ecin nga një klinikë në tjetrën jashtë, në shi, borë ose temperatura shumë të larta. Shpesh pacientët ngecin në parkingun e klinikës për orë të tëra duke kërkuar një vend parkimi. Ndonjëherë edhe ambulancat bllokohen në urgjencat e tyre drejt klinikave.

TË FUNDIT

Ramadani: Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i ASH-së, Gjykata me shtrembërime

Gjykata e Tetovës vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË