Ministrat nuk tregojnë pagat e tyre: Pagat janë rritur për 1.600 funksionarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Maj, 2023

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri, në pyetje të gazetarëve, ministrat folën edhe për pagat e tyre që u rritën për 78%.

Sipas zv.kryeministrit dhe ministrit për Sistem Politik, Artan Grubi, paga më e vogël është e zëvendëskryeministrit dhe se është shumë më e vogël nga vendi i punës që ka pasur më parë.

“Paga më e vogël është e zv.kryeministrit dhe është shumë më e vogël nga paga e vendit të punës që kam pasur më parë. Është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim retroaktiv. Nga viti 2011 është ngrirë koeficienti. Nuk ka asgjë të kundërligjshme”, u shpreh Grubi.

Me insistimin e gazetarëve që të gjithë të pranishmit të tregojnë pagën e tyre, ministri Kreshnik Bekteshi i drejtoi te shërbimet qeveritare.

“Nuk jemi në shkollë që t’i themi të gjithë pagat tona, do të drejtohesh në Qeveri dhe do ta thonë”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se 1.600 funksionarë do të kenë paga më të larta, raporton Telegrafi, ndërsa rritja e pagës është për rreth 1000 euro.

“Bëhet fjalë për 1.600 funksionarë. Ligji përfshin gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash dhe drejtorë”, tha mes tjerash Besimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ