Ministri Arjanit Hoxha sot në takim me Kooridinatoren e përhershme të KB në RMV znj. Rosana Duxhak

Ministri Hoxha përmes rrjetit social facebook njoftoi:

Në takimin e sotëm me Koordinatorin e përhershëm të KB në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak, theksuam se me nënshkrimin e Kornizës së re për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm 2021 – 2025, janë vendosur fushat prioritare për mbështetjen e vendit tonë nga agjencitë e KB, në të cilat bujqësia, pylltaria dhe ekonomia e ujërave, si sektore, zënë një vend kryesorë. Znj. Duxhak më informoi në lidhje me përgatitjet përpara Samitit Botëror të Ushqimit që do të mbahet në nëntor të këtij viti, ku tema kryesore do të jenë sistemet bujqësore dhe përafrimi i tyre me synimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Vendi ynë do të jetë pjesë e këtij procesi global brenda Agjendës 2030.
Sistemet bujqësore janë baza e të gjithë qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, kështu që masat që do të ndërmerren do të përfshijnë një gamë të gjerë konsultimesh dhe dialogjesh në shumë nivele të vendit, përfshirë këtu edhe sektorin privat, prodhuesit e ushqimit, OJQ-të, shkencën dhe arsimin. Qëllimi është të zhvillojmë sisteme të qëndrueshme ushqimore që do të kujdesen për aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore, ku si qëllim përfundimtar i këtyre qaktiviteteve do të jetë ulja e varfërisë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të përfshihet në mënyrë aktive në përgatitjet për Samitin Botëror të Ushqimit dhe me mbështetjen e ofruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Kombeve të Bashkuara – FAO, do të përqendrohet në zbulimin e dobësive në sistemet ushqimore, me qëllim të zbatimit të ndryshimeve konkrete në sistemin e prodhimit të ushqimit – nga ferma deri tek tavolina.

– – – – – – – – –
На денешната средба со Постојаниот координатор на Организацијата на Обединетите нации во Република Северна Македонија, г-ѓа Росана Дуџак, потенцирвме дека со потпишувањето на новата Рамка за соработка за одржлив развој 2021 – 2025, утврдени се приоритетните области за поддршка на нашата земја од агенциите на ОН, во која земјоделството, шумарството и водостопанството се едни од клучните сектори. Г-ѓа Дуџак ме информираше за подготовките во пресрет на Светскиот самит за храна што ќе се одржи во ноември годинава, на кој централна тема се земјоделските системи и нивното усогласување со Целите на одржлив развој. Нашата држава ќе биде дел од овој глобален процес во рамки на Агендата 2030.
Земјоделските системи се основата на сите цели за одржлив развој, затоа мерките кои треба да се преземат ќе вклучат широк опсег на консултации и дијалог на повеќе нивоа во државата, вклучувајќи го и приватниот сектор, производителите на храна, невладиниот сектор, науката и образованието. Целта е да се развијат одржливи системи за храна, кои ќе водат грижа за економскиот, социјалниот апсект и за животната средина, а намалување на степенот на сиромаштија е крајната цел од овие активности.

Министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство активно ќе се вклучи во подготовките за Свесткиот самит за храна и со поддршката што ќе биде обезбедена од Организацијата за храна и земјоделство на ОН – ФАО, ќе биде фокусирано на откривање на слабостите во системите за храна, со цел да се спроведат конкретни промени во системот на производство на храна – од фарма до трпеза.